Aktualitet

Atentat kandidatit të BDI-së! Autori me maskë i afrohet makinës, qëllon disa herë me armë zyrtarin

Shahini ka marrë tre plumba në trup dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Shkupit

F.I
Atentat kandidatit të BDI-së! Autori me maskë i afrohet
Zekirja Shahini

KUMANOVË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Zekirja Shahini kandidati dhe bartësi i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit është qëlluar me armë zjarri në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovës.

Në pamjet e publikuara autori shihet teksa i afrohet me armë në dorë makinës në lëvizje ku ndodhej Shahini dhe e qëllon disa herë. Shahini ka marrë tre plumba në trup dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Shkupit, jashtë rrezikut për jetën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

BDI-ja njoftoi se, në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për shkak të seriozitetit të kësaj ngjarjeje, partia ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot. Kjo parti shqiptare kërkoi që institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për të rikthyer besimin e publikut dhe sigurisë në terren./ZËRI

Poll

MOS HUMB