Aktualitet

'Karteli i kokainës'-27 mln € drogë nga Amerika e Jugut me mafien 'Ndragheta', 6 shqiptarë të përfshirë: Lëviznin me Lamborghini

Hetimet, të mbështetura në analizën e komunikimeve në platformën SkyEcc, zbuluan një trafik kokaine me vlerë mbi 27 milionë euro, që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte destinuar për tregun e drogës në Lombardi.

F.I
'Karteli i kokainës'-27 mln € drogë nga Amerika e Jugut
Inspektimet e Guardia di Finanza në portin e Gioias

ITALI-Policia e Milanos dhe njësia speciale kundër krimit organizuar kanë arrestuar 28 persona, 25 prej të cilëve u dërguan në burg dhe 3 në arrest shtëpie, të dyshuar si pjesë e një grupi të trafikimit të drogës në mbarë botën. Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Fation Aliu, Elvis Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. Të arrestuarit shqiptarë lëviznin me Lamborghini në Milano e flinin në hotele luksi tip Armani Hotel etj.

Të arrestuarit i përkasin një organizate kriminale të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës, e cila, me mbështetjen e kriminelëve shqiptarë, promovoi, organizoi dhe financoi trafikun ndërkombëtar të drogës, raportojnë mediat italiane. 

Hetimi zbuloi një rrjet trafiku ndërkombëtar të drogës me qendra në Kalabri, Lombardi dhe Kampani, që importonte sasi të mëdha narkotikësh nga Amerika e Jugut. Duke përdorur sisteme të sofistikuara mesazhesh të koduara në Sky ECC dhe kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës shqiptarë dhe furnizues kokaine nga Amerika e Jugut, rrjeti transportoi lëndë narkotike me vlerë rreth 27 milionë euro gjatë një periudhe prej afërsisht dy vitesh.

Rrjeti vepronte nga Lombardia dhe kishte degë në Gjermani, Holandë, Spanjë, Britaninë e Madhe, Kolumbi dhe Brazil. Hetuesit kanë dokumentuar importimin e më shumë se 3,5 tonëve kokainë, prej të cilave mbi 400 kg u sekuestruan në Itali dhe jashtë saj. Droga futej në kontejnerë të ligjshëm përmes metodës së “mashtrimit”.

Operacioni, i cili përfshin gjithsej 41 persona nën hetim, ka lejuar rindërtimin e disa importeve të kokainës që, pa ndërprerje, u transportuan me det nga Kolumbia dhe Brazili në portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre duke përdorur të ashtuquajturën teknikë "grabitjeje" (gacho ciego), ku trafikantët e drogës e fusin drogën në kontejnerë të përdorur për transport të ligjshëm tregtar me det./ZËRI

Poll

MOS HUMB