Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Korçë, dyshohet për vrasje (EMRI)

Rrethanat e rastit janë ende të paqarta, ndërsa paraprakisht raportohet se në trupin e 78-vjeçarit janë konstatuar shenja dhune.

F.I
Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Korçë,
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KORÇË-Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec, Korçë. Mësohet se të parët që kanë konstatuar rastin janë fqinjët e vet. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa paraprakisht raportohet se në trupin e 78-vjeçarit janë konstatuar shenja dhune. Dyshimet e para janë që i moshuari, Gëzim Vija është goditur me send të fortë. 

Policia ka njoftuar se Vija jetonte vetëm, ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Bulgarec, Korçë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, ku jetonte vetëm, shtetasi G.(M). V., rreth 78 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB