Aktualitet

Ekzekutimi i mikut të Shullazit! Sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve: Kush informoi nga porta dalëse e aeroporti?

Në lidhje me ngjarjene rëndë kriminale janë sekuestruar kamerat e bizneseve dhe të aeroportit 'Nënë Tereza' për të parë lëvizjet e dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë patur si rol për të informuar autorët

F.I
Ekzekutimi i mikut të Shullazit! Sekuestrohen kamerat e sigurisë
Gilmando Dani

TIRANË-Hetimet vijojnë në lidhje me atentatin pranë Rinasit ndodhur mesditën e 11 nëntorit, ku si pasojë ndërroi jetë Gilmando Dani, i njohur si mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit dhe u plagos Muçi Shaljani, punonjës i AMP-së.

Në lidhje me ngjarjene rëndë kriminale janë sekuestruar kamerat e bizneseve dhe të aeroportit 'Nënë Tereza' për të parë lëvizjet e dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë patur si rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip 'Toyota'.

Po verifikohet për të gjitha mjetet e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë tek porta dalëse e aeroportit, ku të skeduar janë pikërisht ata persona që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani Sheqeri.

Gilmando Dani dhe miku i tij shofer Muçi Shaljani alias Sheqeri ishin duke dalë nga ambjentet e aeroportit me një mjet tip 'Benz', kur autorët i zunë pritë me një automjet tip 'Toyota' dhe qëlluan breshëri plumbash drejt tyre. Dani humbi jetën në vend, ndërsa Shaljani mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit me armë zjarri dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Automjeti i autorëve tip "Toyota" me targa greke, u gjet pak minuta pas atentatit, në një përrua, pranë aksit Fushë Krujë-Krujë, mes fshatrave Halil dhe Zall. 

Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona këtë të martë. Sipas burimeve për mediat, avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas në rrethrrotullimin e Rinasi./ZËRI

Poll

MOS HUMB