Aktualitet

FOTO/ Kush është Enid Kasmi, pjesë e mafias shqiptare që u kap në Venezuelë

Ai raportoi gjithashtu se shqiptarit i ishin sekuestruar tre (3) telefona celularë dhe se kishte një rezervim në një hotel në Karakas

F.m
FOTO/ Kush është Enid Kasmi, pjesë e mafias shqiptare që u
Enid Kasmi

VENEZUELË- Perosni që shikoni në foto është Enid Kasmi, një prej shqiptarëve që u vunë në pranga në Venezuelë, pasi akuzohen se po përgatisnin sulme me bomba.

Ministri i Brendshëm, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabellos tha se mes të ndaluarve në aeroport është një shtetas shqiptar që mbante me vete një pasaportë kolumbiane dhe dyshohet se kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge, i identifikuar si Enid Kasmi.

FOTO/ Kush është Enid Kasmi, pjesë e mafias shqiptare që u
Enid Kasmi

Ai raportoi gjithashtu se shqiptarit i ishin sekuestruar tre (3) telefona celularë dhe se kishte një rezervim në një hotel në Karakas.

“Ky burrë u kap me forcë nga oficerët tanë. Ai kishte një rezervim dhe pagesë në një hotel këtu në Karakas, të bërë nga Shtetet e Bashkuara. Ai mbante me vete një leje për armëmbajtje të lëshuar nga qeveria e Bogotas. Rastësisht, në Kolumbi, ata nuk dinë asgjë. Dhe nuk dinë asgjë sepse kolumbiani madje mban armë. Kur ky qytetar u kap, gjëja e parë që u përpoq të bënte ishte t’i afrohej tinëzisht, të blinte oficerët. Pastaj u bë shumë i dhunshëm dhe na u desh ta nënshtronim”, tha Cabellos.

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro ka akuzuar mafian shqiptare në Ekuador për një plan për të "sabotuar" zgjedhjet rajonale dhe legjislative që do të mbahen të dielën e ardhshme në vendin e Karaibeve. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen që zhvilloi, Maduro tha se në total janë ndaluar 38 persona, pjesë të mafias shqiptare. Ai shpreh se ata kanë shkuar në Venezuelë me urdhër nga Ekuadori për të vendosur bomba dhe për të sabotuar zgjedhjet.

Poll

MOS HUMB