Aktualitet

'Flakë dhe shi"- 25 vatra në 24 orë, vetëm një aktive! Rrufeja shkaktoi zjarrin në Finiq

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në 24 orët e fundit ka evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat një mbetet aktive në Finiq

F.I

'Flakë dhe shi"- 25 vatra në 24 orë, vetëm

TIRANË-Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e motit ekstrem, ku në disa zona zjarret vijojnë të jenë aktive, e ndë disa të tjera stuhi e reshje shiu. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në 24 orët e fundit ka evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat një mbetet aktive në Finiq, fshati Dhivër. Mësohet se shkaku i zjarrit ka qenë një rrufe, dhe zona po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.

Njoftimi:

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive.

Vatra aktive:
- Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.

Zjarre të shuar:
* Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale.
* Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar.
* Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.
* Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.
* Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.
* Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca operacaionale.
*Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.
* Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.
* Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.
* Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.

Në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale.

Poll

MOS HUMB