Aktualitet

Kandidati i fundit, Klodian Braho: Vizioni im në konsolidim dhe organizim në SPAK!

Spaho prezantoi platformën e tij për drejtimin e këtij institucioni, e cila konsiston në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. 

zh.ll
Kandidati i fundit, Klodian Braho: Vizioni im në konsolidim dhe organizim
Klodian Braho

TIRANË- Klodian Braho është kandidati i fundit që po intervistohet nga prokurorët te KLP-së në garën për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Spaho prezantoi platformën e tij për drejtimin e këtij institucioni, e cila konsiston në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. 

Ai shtoi se gjatë karrierës së tij ka hetuar disa zyrtarë të lartë, si një kontribut përgjatë kohës që ka ushtruar profesionin e tij. Në vizionin e tij për drejtimin e SPAK, Spaho thekson garantimin e zbatimit të barazisë dhe mbrotjen e pavarësisë së prokurorëve të posaçëm. 

“Kandidimi im për të marrë drejtimin e SPAK, për të luftuar korrupsionin. Plani për konsolidimin e SPAK, në disa pika. Gjatë  karrierës sime kam hetuar edhe zyrtarë  të lartë. 18.4 mln euro janë sekuestruar në vitin 2023. 18 vite në sistemin e Prokurorisë, 2016-2019  kam qenë te  Krimet e Rënda. Vizioni im, angazhimi për të konsoliduar më tej punën e SPAK. Ushtrimi i ndjekjes penale, do garantohet barazia para ligjit. Sa i përket vizionit sqaroj që ky kandidim për drejtimin e SPAK është angazhim kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Sa i përket planit të organizimit, e kam ndarë në disa pika: Nëse do të jem drejtues, do të marr masat për ndjekjen e strategjive aktuale. Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale, garantoj zbatimin e parimit të barazisë, do të kryej veprime të nevojshme për të mbrojtur pavarësinë e prokurorëve të posaçëm, do të mbështes prokurorët në ushtrimin e detyrës, dhe në rast ngarkese do të procedohet me krijimin e grupeve hetimore. Vendimet e prokurorëve nuk janë personale, por janë qëndrime të institucionit. Ka nevojë për krijimin e një sektori për analizën e informacionit dhe për përshtatjen me sektorë të ngjashëm në vendet e tjera”, tha Braho.

Teksa prezantoi vizionin e tij nëse do të zgjidhet në krye të SPAK, Braho shprehu nevojën për krijimin e një sektori të veçantë të analizës së informacionit. 

“Kam vlerësuar që SPAK duke qenë se përballet me volum çështjeje komplekse, ka nevojë për krijimin e sektorit të veçantë të analizës së informacionit. Ky sektor duhet të grumbullojë dhe sistemojë informacionin kriminal, të kryejë analiza kriminale, të shërbejë për matjen e riskut për çështje me ndjeshmëri të lartë dhe të shërbejë për prodhimin e raporteve periodike, ngritja e këtij sektori është hap i domosdoshëm”, tha Braho.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB