Aktualitet

Gjykata Kushtetuese publikon raportin 2025: Mbi 500 kërkesa dhe 429 vendime, 85 përfundimtare (DOKUMENTI)

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë regjistruar një numër i lartë kërkesash, me një rritje prej 17 përqind të kërkesave të regjistruara, në raport me vitin 2024. 

zh.ll
Gjykata Kushtetuese publikon raportin 2025: Mbi 500 kërkesa dhe 429
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka publikuar këtë të mërkurë, 18 mars, raportin për punën e saj për vitin 2025. Raporti paraqet me shifra, ktivitetin, vendimmarrjet dhe sfidat kryesore gjatë këtij viti. Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë regjistruar një numër i lartë kërkesash, me një rritje prej 17 përqind të kërkesave të regjistruara, në raport me vitin 2024. 

Kërkesa të regjistruara dhe vendime përfundimtare

Gjatë vitit 2025, në Gjykatën Kushtetuese:

-janë regjistruar 501 kërkesa të reja, të cilave u janë shtuar edhe 104 kërkesa të mbartura nga viti 2024, pra një total prej 605 kërkesash.

-ka dhënë në total 429 vendime (85 vendime përfundimtare dhe 344 vendime moskalimi).

-173 kërkesa kanë kaluar për shqyrtim në vitin 2026.

"Numri i kërkesave të paraqitura pranë Gjykatës, në veçanti i ankimeve kushtetuese individuale, vijoi të shënojë rritje edhe gjatë këtij viti, duke reflektuar njëkohësisht rritjen e besimit të publikut në garancitë e drejtësisë kushtetuese dhe afirmimin në rritje të rolit të Gjykatës si garante e rendit kushtetues dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut.", thuhet në raport.

Gjykata thekson se rritja e transparencës mbeti një nga prioritetet kryesore, duke theksuar megjithatë se e gjithë veprimtaria u shoqërua me sfida.

"Rritja e transparencës institucionale dhe e qasjes së publikut në drejtësinë kushtetuese mbeti një nga prioritetet kryesore të veprimtarisë së Gjykatës gjatë vitit 2025...Pavarësisht zhvillimeve pozitive dhe arritjeve të shënuara gjatë vitit 2025, veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese u shoqërua edhe me një sërë sfidash", thekson raporti.

Raporti me shifra (tabelat)

Gjykata Kushtetuese publikon raportin 2025: Mbi 500 kërkesa dhe 429

Gjykata Kushtetuese publikon raportin 2025: Mbi 500 kërkesa dhe 429

Sipas raportit, mesatarja e shqyrtimit të çështjeve për vendimet përfundimtare ka qenë 8 muaj. Ndërsa, mesatarja e shqyrtimit të çështjeve për vendimet e moskalimit ka qenë 3 muaj.

Gjykata Kushtetuese publikon raportin 2025: Mbi 500 kërkesa dhe 429

Raporti evidenton një rritje të interesit dhe ndërveprimit me qytetarët. Sipas raportit, faqja zyrtare e institucionit është vizituar 22,892 herë gjatë vitit që lamë pas. Ndërkohë që edhe në rrjetet sociale zyrtare të Gjykatës, vihet re një numër i lartë (regjistrimesh, klikimesh e ndërveprime).

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese

Sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Gjatë vitit 2025, Gjykata Kushtetuese ushtroi funksionet e saj me 8 gjyqtarë kushtetues, pra me një përbërje jo të plotë në raport me numrin prej nëntë anëtarësh të parashikuar nga Kushtetuta. Megjithatë, Gjykata arriti të sigurojë vijimësinë e funksionimit institucional dhe ushtrimin efektiv të kompetencave të saj kushtetuese, duke garantuar zhvillimin e procesit vendimmarrës dhe shqyrtimin e çështjeve me rëndësi kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese publikon raportin 2025: Mbi 500 kërkesa dhe 429
Përbërja e Gjykatës Kushtetuese

Sipas të dhënave të nxjerra nga raporti, 97% e kërkesave të trajtuara nga Kushtetuesja gjatë 2025 janë bërë personalisht nga individë, ndërsa vetëm 3% janë depozituar nga subjekte të tjera si organizata, deputetë, gjykata, Presidenti, parti.

Gjykata Kushtetuese publikon raportin 2025: Mbi 500 kërkesa dhe 429

Raporti i Gjykatë Kushtetuese për vitin 2025 është një tregues që konifirmon konfirmojnë një rritje të dukshme të besueshmërisë së institucionit me publikun./ZËRI

Poll

MOS HUMB