
ESSEX- Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për grabitjen e disa banesave në Essex. Mësohet se 24-vjeçari Emiljano Krosi grabiti 33 shtëpia midis nëntorit dhe marsit të vitit të kaluar. Ai gjithashtu gribiti sende me vlerë rreth një milion paund në shtëpitë e yjeve të Premier Leagues si Raheem Sterling, Marc Cucurella dhe Scott Dann. Krosi kishte zgjedhur me kujdes se cilat shtëpi të grabiste dhe ai kishte marrë vetëm bizhuteritë origjinale duke lënë ato false.
Ai u dënua me 12 vjet e 10 muaj burg për komplot për vjedhje, posedim me qëllim të furnizimit me kokainë dhe posedim të thjeshtë të kanabisit.
Futbollisti Scott Dann, tha se 24-vjeçari kishte grabitur unazën e fejesës së gruas e tij dhe bizhuteri të tjera të cilat arrinin në vlerën e 220 mijë paund. /ZËRI