Aktualitet

Pas postës tentoi të vidhte një market brenda 15 minuta, dështon sërish "skifteri" në Shkodër! Policia në kërkim të tij

Sipas bluve të Shkodrës, rreth orës 19:00, një person i paidentifikuar ka hyrë brenda ambienteve të postës dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare nga arka.  

zh.ll
Pas postës tentoi të vidhte një market brenda 15 minuta,
Posta Shqiptare në Shkodër

SHKODËR- Një shtetas ende i paidentifikuar ka tentuar 2 grabitje brenda 15 minutave në Shkodër. Fillimisht, ai ka tentuar  të grabisë para pranë një sporteli të Postës Shqiptare në lagjen "Vasil Shanto", por nuk ka mundur t'i marrë. Policia bën me dije se autori nuk ka arritur të marrë paratë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.

"Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por nuk ka mundur ta marrë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit", njoftoi sot policia.

Ndërkohë, pas dështimit të kësaj tentative, brenda 15 minuta, ai ka tentuar të grabisë edhe një subjekt tregtar (market) në sheshin "Prek Cali". Mësohet se autori është konfliktuar me punonjësin e marketit, por sërish edhe këtë herë, është larguar pa arritur të marrë para dhe është larguar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. 

“Shkodër / Informacion shtesë. Rreth orës 19:15, në sheshin “Prek Cali”, dyshohet se i njëjti shtetas që tentoi të marrë një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare është futur dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash në një subjekt tregtar (market), duke u konfliktuar me punonjësin e këtij subjekti dhe është larguar pa marrë shumën e parave. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren, ndërkohë që grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprime në të dyja rastet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB