SARANDË-Një shpërthim me tritol tronditi mbrëmjen e djeshme Sarndën, ku viktimë mbeti 58-vjeçari, Isuf Jaçaj. Lënda eksploziv shpërtheu në një automjet, në cilin brenda ndodhej 58-vjeçari, i cili humbi jetën menjëherë pas shpërthimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, Klaus Jaçajt vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol.
Vrasja e 58-vjecarit dyshohet të jetë për motivet e hakmarrjes. Pasi i biri i tij, Klaus Jaçaj, 31 vjeç, është përfshirë në një ngjarje kriminale më 17 korrik në qytetin e Sarandës dhe aktualisht ndodhet në burg. Klaus Jaçaj u arrestua vetëm 1 javë pas ngjarjes, ndërsa vetë Ramadon Zoto ra në pranga më datë 22 gusht në qytetin e Korçës.
Më 17 korrik, dy të rinjtë nga Kamza, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën u plagosën me armë zjarri nga Ramadan Zoto allias Canaj, 43 vjeç, pas një konflikti për një tokë në bregdet. I biri i viktimës, Klaus Jaçaj akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj.
"Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor,"- njoftoi Policia./ZËRI

