Aktualitet

Hetimet për Belinda Ballukun, SPAK sërish kontrolle dhe sekuestro në disa biznese

Kontrollet po kryehen me qëllim gjurmimin e provave që mund ti shërbejnë hetimit për rolin e Ballukut. 

F.I
Hetimet për Belinda Ballukun, SPAK sërish kontrolle dhe sekuestro
Belinda Balluku

TIRANË-Prokuroria e Posaçme, vijon hetimet në lidhje me numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku, ndërsa një aksion është ndërmarrë sot. SPAK po kryen kontrolle në subjekte të lidhura me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës. Kontrollet po kryehen me qëllim gjurmimin e provave që mund ti shërbejnë hetimit për rolin e zv.kryeministres dhe njëherësh mistres së Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Mesazhet e përfshira në dosjen hetimore tregojnë se më 12 gusht 2021, punonjësit e ARRSH-së punonin deri pas mesnate për publikimin e tenderëve. Ndërsa Belinda Balluku jepte urdhrat për fituesin e tenderit. Mesazhet e vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, mes Ballukut dhe vartësit të saj, Ervis Berberi, janë në fokus të hetimeve. Sipas një bisede të 1 tetorit 2021, mesazhet nxjerrin komunikimin mes tyre mbi publikimin dhe koordinimin e veprimeve për njoftimin për Unazën. Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon mes tyre vijon për afatet e veprimeve dhe shtyrjen e njoftimeve deri të mërkurën.

Ky është kontrolli i dytë në një hark të shkurtër kohor, ku vetëm në fund të dhjetorit Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kreu 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, mes tyre banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços. Kontrolle janë kryer edhe në zyrën e Bashkim Ulajt, Rrok Gjoka, Ilir Shtufi. Më herët, janë kryer kontrolle në banesën e Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it. Gjithashtu, kontrolle janë kryer edhe në banesën e Gentian Gjyli ish-drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, si edhe në banesën e Erald Elezi, ish-drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie.

Balluku u mor zyrtarisht e pandehur fillimisht për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë. Zv.kryeministrja me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Ndërkohë, nga relacioni i zbardhur u zbulua se SPAK kërkon arrestimin e Ballukut për shkak se situata penale është rënduar dhe zv.kryeministrja dyshohet për manipulim në të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB