POGRADEC- Rezultatet e ADN-së kane hedhur dritë mbi rastin tronditës të abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec, ku rezulton e 67-vjeçari Rushan Selko, e ka konsumuar plotësisht veprën penale. Burime bëjnë me dije se nga rezultati i ADN-së që iu bë fetusit, ka rezultuar se 47-vjeçari është babai i foshnjës se 12-vjeçares.
Ndërkohë, mësohet se mjekët kanë vendosur që e mitura të kryejë abort, për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës. Aktualisht, e mitura ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë. Ajo ka dëshmuar në prani të një psikologu, e cila ka treguar kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë për të mos e bërë publike ngjarjen. Ndërkohë që familjarët e 12-vjeçares janë marrë disa herë në pyetje, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar çdo detaj të rastit. Ndërkaq, e mitura ka abortuar foshnjën.
Ngjarja e rëndë është zbuluar më 30 dhjetor, ndërkohë që policia bëri me dije se ka ndodhur në muajin gusht 2025. Hetimet kanë nisur menjëherë pas konfirmimit të shtatzënisë së të miturës, e cila në atë kohë rezultoi rreth 22 javëshe. 67-vjeçari, Rushan Selko, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj në banesën e tij. Ai është arrestuar menjëherë nga policia pas raportimin të rastit.
Mësohet 67-vjeçari është person i njohur për familjen e të miturës, ndërsa dyshohet se e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që të mos e tregonte ngjarjen. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim./ZËRI


