Aktualitet

Ekzekutimi i Gilmando Danit dhe mikut të tij, Spanja u kthen përgjigje autoriteteve shqiptare: Në Barcelonë ishin turista

Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona më 11 nëntor, ditën kur ndodhi atentati ndaj tyre.

F.I
Ekzekutimi i Gilmando Danit dhe mikut të tij, Spanja u kthen përgjigje
Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani

TIRANË-Autoritetet spanjolle u kanë kthyer përgjigje autoriteteve shqiptare në lidhje me ekzekutimin e Gilmando Danit dhe mikut të tij, punonjësit të AMP-së Muçi Shaljani. Dy ditë nga atentati mafioz i mesditës së 11 nëntorit, shteti shqiptar kërkoi informacion nga autoritetet spanjolle, mbi lëvizjet e Danit dhe Shaljanit, gjatë qëndrimit 4 ditor atje.

Rezulton se në shtetin spanjoll Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri nuk kanë precedentë penal. Po ashtu në përgjigjen e raportuar nga Syri.tv aitoritetet spanjolle informojnë se gjatë 4 ditëve që qëndruan në Barcelonë ishin si turistë dhe autoritetet atje nuk kanë informacion dhe prova që mund të jenë ndjekur apo vëzhguar nga persona të tjerë lëvizjet e tyre.

Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona më 11 nëntor. Avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas në rrethrrotullimin e Rinasi.

Si ndodhi atentati i Rinasit

Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit 'Nënë Tereza', teksa i plagosur rëndë mbeti edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së. Ky i fundit ndërroi jetë disa ditë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra.

Ndaj automjetit të tyre 'Benz' u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit./ZËRI

Poll

MOS HUMB