Aktualitet

Atentati ndaj Ndojës, SPAK jep pretencën: Burg për jetë Plaurent Dervishajt, 35 vite burg Julian Meçajt

SPAK ka kërkuar burgim përjetë për Plaurent Dervishajn, ndërsa për Julian Meçen ka kërkuar 35 vite burg. 

zh.ll

Atentati ndaj Ndojës, SPAK jep pretencën: Burg për jetë

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen, të pandehur në lidhje me atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

SPAK ka kërkuar burgim përjetë për Plaurent Dervishajn, ndërsa për Julian Meçen ka kërkuar 35 vite burg. Prokurori Adnan Xholi lexoi pretencën në mungesë të të pandehurve. 

Plarent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj ish- prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit. Edhe Julian Meçe, ish-anëtari i bandës së Durrësit akuzohet se bashkë me Plarent Dervishajn  janë porositësit e atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019.

Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, "Rumin e Shijakut". Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Ai u hetua për të tri kriteret dhe gjatë vlerësimit të figurës së tij, u konstatua papështatshmëri e figurës, pasi dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penalë gjatë detyrës së tij. Por edhe pse s'mund të ishte më pjesë e drejtësisë, në maj të këtij viti, Ndoji garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, duke ia dalë që të fitonte mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB