Aktualitet

I riu qëllon me armë zjarri 30-vjeçaren në Shkodër

E plagosura Erisa Isufi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i plagosjes, i riu Edison Probatistaj është shpallur në kërkim.

k.m.
I riu qëllon me armë zjarri 30-vjeçaren në Shkodër
Edison Probatistaj

SHKODËR- Një vajzë 30-vjeçare është plagosur me armë zjarri nga një 34-vjeçar në aksin Muriqan-Shkodër. E plagosura Erisa Isufi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i plagosjes, i riu Edison Probatistaj është shpallur në kërkim.

Policia po vijon kontrollet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur sot pas një konflikti mes të dyve, por rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

NJOFTIMI I POLICISË:

Muriqan, Shkodër / Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB