Aktualitet

I vuri tritol lokalit ‘Brazili i Vjetër’ në 31 janar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Në kërkim është shpallur Mondi Topalli, 41 vjeç.

k.m.
I vuri tritol lokalit ‘Brazili i Vjetër’ në 31 janar,
Pamje nga lokali

KRUJË- Policia e Krujës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar, si autorin të dyshuar për tritolin e vendosur më 31 janar 2025 në lokalin "Brazil i vjetër" në Fushë Krujë. Në kërkim është shpallur Mondi Topalli, 41 vjeç. Po ashtu, nën hetim është vënë edhe babai i 41-vjeçarit personi me inicialet G. T., pasi pas kontrolleve të bëra në banesë iu gjet një armë gjahu dhe fishekë pa leje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë

Zbardhet autorësia e dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së një lokali në Fushë Krujë, kryer më datë 31.01.2025. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit, i identifikuar si autor i rastit. Procedohet penalisht babai i këtij shtetasi, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje. Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin M. T., 41 vjeç. Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, shtetasi G. T., mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Për shtetasin G. T. nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB