Aktualitet

Inskenoi vdekjen e tij/ Davide Pecorelli ankohet për kushtet e "313-ës": Ka minj në tualet, jetoj me 8 persona!

Letra mban fatën 16 qershor 2025 dhe Pecorelli, i paraburgosuri numër 234 në burgun 313 të Tiranës tregon me detaje kushtet e tij të qelisë.

k.m.
Inskenoi vdekjen e tij/ Davide Pecorelli ankohet për kushtet e
Davide Pecorelli

TIRANË- Biznesmeni italian Davide Pecorelli i ka drejtuar Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe gjyqtarit Dritan Hasani një letër të shkruar me dorë, ku denoncon kushtet e tij të izolimit dhe njofton fillimin e një greve urie. Letra mban fatën 16 qershor 2025 dhe Pecorelli, i paraburgosuri numër 234 në burgun 313 të Tiranës tregon me detaje kushtet e tij të qelisë. Në letrën e tij, Pecorellli shkruan se jeton që nga 8 marsi në një qeli 16 m², të cilën e ndan me të persona të tjerë. Ndërsa shton se tualetin e ndan...me minj. Greva e tij e urisë bazohet te mosdorëzimi, mbi dy muaj pas arrestimit, i arsyetimit të vendimit gjyqësor, gjë që e pengon të bëjë ankim. Gjithashtu kjo situatë lidhet me pritjen për procesin e apelit, i planifikuar për më 18 korrik, datë kur drejtësia shqiptare duhet të vendosë nëse do ta bëjë përfundimtar dënimin me 4 vite ndaj Pecorellit.

Inskenoi vdekjen e tij/ Davide Pecorelli ankohet për kushtet e
Letra me shkrim e Pecorellit

"I nderuar gjykatës, emri im është Davide Pecorelli. Po mbahem në burgun 313 në Tiranë. Në Sektorin 2-5, i burgosuri numër 234. Po e shkruaj këtë letër për t'u ankuar se që nga 8 maji 2025, kam jetuar në një dhomë 16m2 me tetë persona të tjerë. Ka minj në banjo dhe nuk ka ujë të rrjedhshëm. Më 9 maj 2025, Gjykata juaj e Apelit mbështeti arrestimin tim dhe deri më sot, më shumë se dy muaj më vonë, nuk më është dhënë asnjë deklaratë,"-shkruan Pecorelli. 

Biznesmeni italian do të vuajë 4 vite burg në Shqipëri. Ai u shpall fajtor për "Mashtrim" në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Në lidhje me rastin Prokuroria e Pukës kërkoi dënimin me 8 vite burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB