Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari! Ja për çfarë akuzohet

Bëhet me dije se Edison Cukaj (Gjoka), ishte në kërkim për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

zh.ll
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga
Pamje nga ekstradimi

TIRANË- NJë 32-vjeçar i shpallur në kërkim nga SPAK është ekstraduar nga Italia. Bëhet me dije se Edison Cukaj (Gjoka), ishte në kërkim për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme kishte caktuar masaën e sigurisë “Arrest në burg”, në prill të 2025. Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, Cukaj iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

Njoftimi:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit.

Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The ëanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit E. C., alias E. Gj, 32 vjeç.

Shtetasi E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB