Aktualitet

Tritoli tek "Viktoria"/ Babai i Ervin Matës: Isha aty në momentin e shpërthimit! Të akuzuarit 'kyçin' gojën-Rraja: Dua të dëshmoj, por...

Luan Mata ka deklaruar se nuk është në dijeni të personave që i kanë vendosur tritolin, edhe pse SPAK ka zbardhur disa muaj më parë ngjarjen, duke fajësuar Dervishajn dhe Meçajn

E.K/F.I
Tritoli tek "Viktoria"/ Babai i Ervin Matës: Isha aty në
Plarent Dervishaj, Ervin Mata, Julian Meçe dheRamazan Rraja

TIRANË- Është duke u zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, seanca e radhës në ngarkim të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të cilët akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku. Në sallën e gjyqit është paraqitur këtë të premte Luan Mata, babai i shumë kërkuarit Ervin Mata. Ndaj hotelit të Matën ka shpërthyer nje tritol në vitin 2020, ngjarje për të cilën biznesmenit deklaroi:

"Në vitin 2020, kam operuar një biznes privat. Kam hotel Viktoria dhe Viktoria Construksion. Nuk kam pasur probleme me njerëzit. Në vitin 2020, ka pasur një incident, kam qenë benda në hotel. I gjithë hoteli është me kamera. Kam dy fëmijë. Nuk kam idenë se kush ma ka vendosur tritolin”.

Sipas SPAK personi që ka vendosur tritolin më hotelin e Luan Matës është shtetasi Ramazan Rraja, në bashkëpunim me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn. Por asnjë nga personat e përfshirë nuk ka preferuar të flasë në lidhje me rastin. Në proces ishin thirrur për të dëshmuar edhe Julian Pjetri, i dënuar me 4 vite e 4 muaj burg për atentatin ndaj Arjan Ndoj.

“Nuk dua të jap shpjegime, përfitoj nga kjo e drejtë që më jep ligji”, u shpreh ai.

Dëshmitar u paraqit edhe Genti Nderjaku, po ashtu i dënuar me 5.4 vite burg nga GJKKO si pjesë e grupit që kryen atentatin.

“Nuk dua të përgjigjem, dua të përfitoj nga kjo e drejtë”, deklaroi Genti Nderjaku.

Në proces u paraqit edhe Ramazan Rraja, nipi i ish deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar si pjesë e grupit të Plaurent Dervishaj dhe i dënuar me 6 vite burg nga GJKKO. Por edhe ky nuk ka dëshmuar, me arsyetimin se avokati i tij mungonte.

“Dëshiroj të dëshmoj, por sot nuk është avokati im. Do paraqitem herës tjetër me avokat”, tha Ramazan Rraja.

Ndërsa Amar Shkëmbi, i ekstraduar së fundmi nga Dubai, po ashtu u shpreh se “Dua të përfitoj nga e drejta për të mos u pyetur”.

Nga shpërthimi i ndodhur në hotelin në pronësi të Luan Matës nuk pati pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak për vendosjen e tritolit është një borxh për pazaret e drogës që Ervin Mata i ka pasur Plaurent Dervishajt, i cili pas ekstradimit në Dubai po përballet në Gjykatën e Posaçme me akuzat e ngritura nga SPAK./ZËRI 

Poll

MOS HUMB