Aktualitet

"Jam në emër të Ramës, dyert janë hapur", Drejtoresha e MIA-s përballet me pedagogët: Dorëheqje, s'ka dialog

Njoftimi i saj nuk është pranuar nga protestuesit, të cilët të vendosur rreth e rrotull saj kanë deklaruar se nuk ka dialog dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

F.I

"Jam në emër të Ramës, dyert janë hapur",

TIRANË-Drejtoresha për Mediat dhe Informim, Manjola Hasa doli sot para kryeministrisë, teksa po zhvillohet protesta e studentëve dhe pedagogëve. Hasa u përball me protestuesit dhe pedagogët, duke u bërë thirrje për dialog. Drejtoresha e MIA i pyeti nëse dëshirojnë të bëhet një dialog, duke theksuar se ndodhet aty në emër të kryeministrit Edi Rama. Por njoftimi i saj nuk është pranuar nga protestuesit, të cilët të vendosur rreth e rrotull saj kanë deklaruar se nuk ka dialog dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

"Unë jam këtu nisur nga ftesa e hapur për dialog, për këdo që është i interesuar të dialogojë me kryeministrin. Ka studentë, të rinj, qytetarë që janë të interesuar të dialogojnë. Unë jam këtu. Unë nuk jam këtu të flas në cilësinë e vendimmarrëses. Jam në emër të qeverisë. Qytetarët që duan të bëjnë këtë dialog me kryeministrin janë të mirëpritur, i kanë dyert e hapura", tha Manjola Hasa. 

Poll

MOS HUMB