Aktualitet

KODI i ri PENAL/ Si ndryshojnë dënimet: 20-30 vite burg për vrasje me paramendim, 15-20 për atë me dashje

Për trafikimin e personave të rritur, Rakipi tha se do të jetë sa është 11.5 vite burg, ndërsa trafikimi i të miturëve 17.5 vite burg. 

F.I
KODI i ri PENAL/ Si ndryshojnë dënimet: 20-30 vite burg për
Arben Rakipi

TIRANË-Drejtori i Magjistraturës, Arben Rakipi në tryezën e parë të diskutimit ka bërë një krahasim të thjeshtë mes Kodit ekzistues dhe dratit të Kodit të ri Penal. Rakipi, i cili është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka treguar me shifra se si ndryshojnë vitet e dënimit me burg për disa nga veprat penale me ato aktualet. Konkretisht vrasja me dashje do të jetë 15-20 vite burg, vrasja me paramendim do të jetë 20-30. Për trafikimin e personave të rritur, Rakipi tha se do të jetë sa është 11.5 vite burg, ndërsa trafikimi i të miturëve 17.5 vite burg. 

Vrasja me dashje

Kodi aktual paraqet dhunimin apo vrajsen me dashje nga 10 deri në 20 vjet bug, Kodi i ri propozon nga 15 deri në 20 vjet burg. Kodi penal italian, jo më pak se 21 vjet, kodi francez e ka 30 vjet. Propozimi ynë është brenda sistemit të sotëm, nuk e ka kritikuar kush për represiv.

Vrasja me paramendim

Kodi aktual 15-25 vite burg, ose burg përjetë. Kodi i ri propozon nga 20-30 vjet heqje lirie. Në rrethana të cilësuara, burg përjetë. Kodi francez e italian, burg përjetë, pa alternativë.

Plagosje e rëndë me dashje

Kodi aktual, 6.5 vjet. Kodi i ri 6.5 vjet heqje lirie. Kodi italian, 5-9 vjet, Kodi francez 10 vjet dhe 150 mijë euro gjobë.

Trafikimi i personave të rritur

11.5 e ka Kodi aktual, 11.5 vite Kodi i ri. Kodi italian 14 dhe kodi francez 7 vjet burg dhe gjobë. Këtu jemi më lart se francezët.

Trafikimi i të miturve

Është caktuar 17.5 vite burg në projekt, sepse kemi ndjekur një politikë ndryshe. Ka për qëllim mbrojtjen e fëmijës me këtë shtesë dënimi.

Dhuna në familje

2.5 vite burg në projekt

Vjedhja

Është mjaft e përhapur, projekti e ka 4 vjet në mesatare. Kodi francez e italian e kanë me nga 4 vjet.

Poll

MOS HUMB