Aktualitet

Kompania e djalit të Shkëlqim Beshirit, përgjegjëse për vdekjen e elektriçistit në Kamëz

Në lidhje me këtë kompani nuk është bërë e ditur asnjë masë sa i përket përgjegjësisë për sigurinë në kantier.

F.I
Kompania e djalit të Shkëlqim Beshirit, përgjegjëse për
Fabio Beshiri

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e ndodhur në Paskuqan, ku humbi jetën Halil Picari, 64 vjeç, i punësuar si ndihmës elektricist në një objekt në ndërtim. Në lidhje me rastin Policia e Shtetit reagoi duke njoftuar arrestimin e administratorit të firmës nënkontraktore “Al Great” sh.p.k., Avni Mekshi, për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë.

"Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën" thuhet në njoftimin e policisë. 

Por kompania ndërtuese sipas Voxnews është “Fare Bau Albania” sh.p.k., me administrator Fabio Beshirin, djali i Shkëlqim (Çim) Beshirit. Në lidhje me këtë kompani nuk është bërë e ditur asnjë masë sa i përket përgjegjësisë për sigurinë në kantier.

Kompania e djalit të Shkëlqim Beshirit, përgjegjëse për

Kompania e djalit të Shkëlqim Beshirit, përgjegjëse për
Tabela informuese e kantierit të ndërtimit

Hetimet janë në vijim ndërsa nuk dihet nëse do të ketë pasoja penale apo administrative edhe për kompaninë ndërtuese, në lidhje me humbjen e jetës së punonjësit.

Ky nuk mbetet rasti i parë i një aksidenti tragjik gjatë orarit të punës. Numri i aksidenteve të tilla gjatë 2025 ka qenë gjithnjë e në rritje, ndërsa kushtet e punës nuk kanë patur përmirësim./ZËRI

Poll

MOS HUMB