Aktualitet

Konflikti i Rrjollit shpërthen edhe në Tiranë, sherr i dhunshëm pas emisionit “Opinion”, dalin pamjet e rënda

Përmes një reagimi publik, Shpellzaj ka treguar se djali dhe një shok i tij janë dhunuar rënë nga disa persona, duke u shkaktuar dëmtime të rënda dhe duke i çuar në spital. Sipas tij, këta persona nuk kanë dokumente për pronën dhe po përdorin dhunën.

I.F
Konflikti i Rrjollit shpërthen edhe në Tiranë, sherr i
Fatmir Shpellzaj dhe Prekë Molla

TIRANË- Janë publikuar pamjet nga sherri i dhunshëm që ndodhi mes djalit të Fatmir Shpellzaj dhe disa personave. Shpellzaj ishte i ftuar në emisionin 'Opinion', ku jashtë ambienteve të televizionit disa persona dhunuan djalin e tij. Përmes një reagimi publik, Shpellzaj ka treguar se djali dhe një shok i tij janë dhunuar rënë nga disa persona, duke u shkaktuar dëmtime të rënda dhe duke i çuar në spital. Sipas tij, këta persona nuk kanë dokumente për pronën dhe po përdorin dhunën.

Gjithashtu, ai pretendon se është kërcënuar edhe avokatja e tij dhe i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të ndërhyjnë dhe të vendosin drejtësi për ngjarjen. Në përfundim të reagimit, ai thekson se do të vazhdojë ta mbrojë çështjen e tij vetëm me dokumente dhe të vërtetën.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i banorëve të Rrjollit, Prekë Molla, ka një tjetër version të kësaj ngjarjeje. Molla pretendon se konflikti ka nisur pasi djali i Fatmir Shpellzaj e ka provokuar fillimisht duke e ndeshur me sup, ç'ka më pas ka sjellë një përplasje verbale mes tyre. Gjatë debatit, djali i Shpellzaj është shprehur se kishte ardhur i përgatitur.

Përfaqësuesi i banorëve, Prekë Molla, shprehet se banorët janë ndjerë të provokuar dhe se gjatë konfliktit nuk kanë munguar edhe kërcënimet nga ana e djalit të Fatmir Shpellzajt, pasi ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga 10-15 persona të tjerë. Banorët kërkojnë që organet kompetente të hetojnë plotësisht ngjarjen dhe të vendosin përgjegjësitë përkatëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB