Aktualitet

Babai tërheq për flokësh vajzën e mitur në mes të Korçës, nëna nuk reagon

Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, rezultoi se burri në fjalë është babai biologjik i vajzës. Ai është identifikuar si shtetasi holandez M. U., 33 vjeç.

l.k
Babai tërheq për flokësh vajzën e mitur në mes të
FOTO NGA NGJARJA

 

KORÇË- Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në rrugët e Korçës, ku një burrë është filmuar teksa ushtron dhunë fizike ndaj një vajze të mitur, duke e kapur dhe tërhequr me forcë nga flokët në sy të kalimtarëve. 

Në imazhin e publikuar më poshtë, vajza e mitur shohet teksa tërhiqet nga flokët nga i ati. Vajza mbahej për dore nga nëna e saj, e cila nuk reagon në asnjë moment të dhunës së ushtruar nga i shoqi ndaj të miturës, ndërsa vazhdojnë rrugën.

Babai tërheq për flokësh vajzën e mitur në mes të

Pas ngjarjes, Policia ka nisur hetimin për babain 33-vjeçar me shtetësi hollandeze.

NJOFTIMI I POLICISË:

Menjëherë pas publikimit të disa pamjeve, të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet momenti ku dy shtetas (burrë e grua) shfaqen në rrugë me një vajzë të mitur, ku dallohet qartë që burri e kap dhe e tërheq për flokësh vajzën e mitur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të shtetasve të shfaqur në video. Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore rezultoi që shtetasi që kishte kapur prej flokësh vajzën e mitur ishte babai i vajzës.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. U., 33 vjeç, shtetas holandez, për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”./ZËRI/

Poll

MOS HUMB