Aktualitet

Krahu i djathtë i Licëve u arratis, shoku "kyç" gojën: Nuk e njoh, Barushi ngriti dorën në rrugë dhe e mora...

Dy ditë më parë, Bregu arriti t'i ikte policisë teksa qëlloi me armë në ajër për t'i kanosur gjatë ndjekjes dhe më pas u arratis.

zh.ll
Krahu i djathtë i Licëve u arratis, shoku "kyç"
barush bregu

SHKODËR- Barush alias Bajram Bregu është shpallur në kërkim, ndërsa Policia e Shkodrës vijon kërkimet për lokalizimin e tij. Dy ditë më parë, Bregu arriti t'i ikte policisë teksa qëlloi me armë në ajër për t'i kanosur gjatë ndjekjes dhe më pas u arratis.

Sipas burimeve policore, Bregu po udhëtonte në një automjet të drejtuar nga Ervis Baba 43-vjeç së bashku me një 17-vjeçar. 43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë në përpjekje për të ikur. Megjithatë, policia arriti të kapte shoferin dhe pasagjerin tjetër, ndërsa Bregu i shpëtoi arrestimit, duke u arratis nërpër rrugicat e lagjes në Kiras.

Por, çfarë ka dëshmuar drejtuesi i mjetit, Ergys Kavaja? Ky i fundit, para togave të zeza, ka deklaruar se nuk e njeh personin që ishte në automjet me të, pasi e kishte marrë rastësisht në rrugë. Baba gjithashtu ka mohuar që të ketë njohje me Barush Bregun.

“Një person më nxori dorën në rrugë teksa po ecja me makinë. U ndala dhe e mora por unë nuk e njoh se kush ishte. Nuk e kam idenë se kush është ai person pasi nuk kam asnjë lidhje me të. Thjeshtë e mora rastësisht teksa po ecja me makinë”, ka deklaruar 43-vjeçari. Ndërkohë, as 17-vjeçari nuk ka dhënë asnjë tjetër. Ai ka mbajtur heshtje gjatë marrjes në pyetje.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 9 mars, rreth orës 15:10, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri në Kiras të Shkodrës, gjatë një operacioni policor. Pasditen e të hënës, në lagjen “Guerrile” në Shkodër, gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se e drejtonte 43-vjeçari Ervis Baba dhe kishte pasagjer një të mitur dhe Barush Bregun. Shoferi nuk i është bindur policisë dhe ka tentuar të largohet, ndërsa gjatë ndjekjes, Bregu ka zbritur nga automjeti për t'u arratisur dhe ka qëllurar me armë zjarri ajër, me qëllim kanosjen e punonjësve të Policisë.

Si pasojë e veprimeve të shpejta të Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasi Ervis Baba 43-vjeç dhe një 17-vjeçar që ndodhej në automjet, ndërsa 40-vjeçari Barush Bregu është shpallur në kërkim. Arma e zjarrit me municion e dyshuar e përdorur nga 40-vjeçari, u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Volkseagen Seat” me të cilin leviznin këta shtetas./ZËRI

Poll

MOS HUMB