FOTO ILUSTRUESE
SARANDË-Banorët e Sarandës janë alarmuar mbrëmjen e sotme, ku një armë zjarri u gjet afër qendrës së qytetit bregdetar. Arma tip pistoletë “TT”, u gjet nga 3 fëmijë të mitur teksa luanin në vendin e quajtur “15 Katëshi” në rrugën “Onhezmi”.
Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, rrethuan zonën dhe sekuestruan armën si provë materiale. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar personin që ka hedhur armën në rrugë./ZËRI
Poll