Aktualitet

VIDEO- "Los Choneros" marrin peng dy shqiptarë në Ekuador, shpëtohen nga Ushtria

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një person i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Los Choneros” mbeti i vrarë.

F.m
VIDEO- "Los Choneros" marrin peng dy shqiptarë në Ekuador,
Vendngjarja

EKUADOR- Dy shqiptarë që ishin marrë peng nga një grup kriminal në Ekuador, janë shpëtuar. Mediat vendase shkruajnë se është zhvilluar një operacion i përbashkët ushtarak dhe policor në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën Rinconada dhe Ayampe në Ekuador.

Forcat e rendit patën dhe një shkëmbim zjarri me disa trafikantë të armatosur gjatë bastisjes së fermës ku mbaheshin peng dy shqiptarët dhe tre ekuadorianë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një person i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Los Choneros” mbeti i vrarë. Pas neutralizimit të situatës, autoritetet bëjnë me dije se i kanë shpëtuar të pestë personat që ishin marrë peng. Katër persona, anëtarë të grupit kriminal, janë vënë në pranga. Grupit iu sekuestruan armë të rënda, përfshirë katër pistoleta dhe 74 fishekë 9 mm, si dhe disa telefona celularë. Gjithashtu, u gjet një paketë me lidhëse plastike, e dyshuar se është përdorur për lidhjen e pengjeve.


Autoritetet ekuadoriane nuk kanë bërë të ditur identitetin e dy shqiptarëve të shpëtuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrëmbjen dhe për të identifikuar lidhjet ndërkombëtare të grupit kriminal. Po ashtu, nuk e kanë zbuluar ar emrin e personit që mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB