LIVE UPDATES

Masakra në Dobraç dhe MISTERI i personit të tretë/ Familja Lici nuk i hap dyert e mortit

➤ 2 ditë kanë kaluar nga masakra e Dobraçit, por deri sot nuk ka më asnjë informacion zyrtar nga Policia e Shkodrës. ➤ Uniformat blu të Shkodrës as nuk i kanë pohuar dhe as nuk i kanë mohuar aludimet se në mjet me 2 viktimat Hamza Licin dhe Arlind Bushatin ishte dhe një person i tretë. ➤ Dihet vetëm që brenda në mjet ka pasur shenja gjaku, të cilat janë marrë për t'u analizuar për të zbuluar nëse i përkasin viktimave. ➤ Gazetarja Klodiana Lala tha dje se nuk mund të përjashtohet fakti se personi në fjalë mund të jetë Ibrahim Lici. ➤ Po sipas saj, është bërë shpallja në kërkim policor e Izmir Sakicës (dyshohet se ka lidhje me ngjarjen) dhe një personi tjetër me mbiemër Troshani. ➤ Ndërkohë që Policia heton, familja e Mustafa Licit nuk ka pranuar të hapë dyert e mortit për të birin e mbetur viktimë në atentatin e dy ditëve më parë në Shkodër. ➤ Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore vijon të jetë bashkëshorti i Flutura Bashës, Bashkim Basha, të cilët u përplasën nga mjeti i Hamza Licit gjatë momentit kur ndodhi atentati.

4 artikuj për këtë temë.
7 MUAJ ME PARE

“Ishte në vendin dhe kohën e gabuar”/ Flet motra e Flutura Bashës: Kunatin vetëm një mrekulli e shpëton...

Masakra në Dobraç dhe MISTERI i personit të tretë/ Familja
Bashkim dhe Flutura Basha

SHKODËR- Motra e Flutura Bashës, 56-vjeçarjes e cila ishte viktimë e pafajshme e atentatit mafioz në Dobraç ka rrëfyer se gjendja e kunatit të saj është shumë e rëndë. Në një intervistë të dhënë për emisionin "Me zemër të hapur", e motra e viktimës tha se Bashkim Basha ndodhet në intubim dhe se mjekët i kanë komunikuar se vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë. Më tej, në intervistën e saj, zbuloi edhe detaje nga jeta e motrës së ndjerë.

Fati i saj i keq. Ishte ne vendin e gabuar në kohën e gabuar. Bashkimi është shumë keq. Akoma nuk ka dalë nga gjendja e rrezikut. Më vjen keq për nënat e viktimave thash kur mora vesh për viktimat. Pastaj thanë se ishte edhe një çift, po i thoja tim shoqi mos o zot sikur ta kishim në fis. Flutura la pas dy vajza dhe një djalë. Bashkimi merrte 100 mijë lekë pension. Kishte 3-4 muaj që kishte nisur punë sanitare. Ishte e kënaqur me punën. Vendngjarja nga shtëpia e Fluturës në vijë ajrore nuk janë as një kilometër larg. Nuk e dimë nëse po ktheheshin në shtëpi apo po shkonin për në punë. Bashkimi është ende në reanimacion, stafi i spitalit po i rri tek koka. Është në intubim, ka dëmtime gjithkund, vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë,”- tha ajo.

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur/ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Pak para MASAKRËS u fikën dritat! Ka dyshime se kush ishte shënjestra. Asnjë gjurmë nga mjeti i djegur

Masakra në Dobraç dhe MISTERI i personit të tretë/ Familja
Hamza Lici dhe Arlind Bushati

SHKODËR- Kanë kaluar 3 ditë nga masakra e Dobraçit, ku viktimë mbetën 3 persona, ndërsa hetimet vazhdojnë, më shumë detaje zbulohen. Para ngjarjes që tronditi Shkodrën pasditen e 30 tetorit, "Vizion Plus" ka zbuluar se në qytet ka ndodhur diçka...20-30 minuta para atentatit në Shkodër ka patur shkëputje të energjisë elektrike. Si pasojë e fikjes së energjisë elektrike, kamerat e sigurisë në zonë nuk e kanë kapur momentin e atentatit. Megjithatë ky detaj pritet që të konfirmohet nga Policia e Shkodrës.

Një tjetër detaj i pazbuluar nga ngjarja është fakti se ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e atentatit. Sipas "OraNews", ka dyshime se shënjestër e sulmit me armë zjarri mund të ketë qenë Arlind Bushati.

"Një burim i tha “Ora News” se grupet rivale të familjes Lici kishin informacione që Arlindi Bushati ka ofruar ndihmën e tij kundrejt Ibrahim Licit gjatë kohës që ai ka qenë në arrati. Ky informacion po përpunohet nga hetuesit për të arritur në administrimin e provave mbi këto dyshime,"-shkruhet ndër të tjera në artikull.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës ende nuk ka informacione mbi mjetin “Range Rover Sport”, e cila u përdor nga autorët ditën e ngjarjes. Për shkak se makina u dogj nga autorët pas atentatit, targat e mjetit janë të pakuptueshme e po ashtu edhe numri i shasisë. Në të tilla kushte, Policia po merr denoncimet që janë bërë më 12 drejtori vendore mbi kallëzimet për vjedhje të këtij lloj automjeti. Ky detaj ndoshta do të zbulojë më shumë për organizatorët e ngjarjes.

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur/ZËRI

7 MUAJ ME PARE

Viktima e pafajshme e Masakrës në Shkodër është motra e ish-oficerit të vrarë Isa Harusha

Masakra në Dobraç dhe MISTERI i personit të tretë/ Familja
Flutura Basha

SHKODER- Flutura Basha humbi jetën në masakrën e Dobraçit, ku ngelën të vrarë 3 persona, mes tyre edhe gruaja që kishte dalë me të shoqin në treg për ti blerë shegë fëmijëve. 

Gazetari Elton Qyno shkruan se Flutura Basha është motra e Isa Harushës, ish-oficerit të policisë kufitare në Shkodër, i cili në vitin 2006, ka mbetur i vrarë në një atentat të organizuar në ambientet e lokalit të tij në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2006, ndërsa Harusha përgjatë viteve 2000-2006 ka qenë komandant i njësisë policorë "Renxhersat". 45-vjeçari me banim në Dobraç u vra më 24 gusht 2006 në një lokal që e kishte marrë me qira. Plumbat asokohe rrezikuan dhe vëllain e tij, Arben Harusha. Për vrasjen u identifikuan Kolë, Pëllumb dhe Ergys Alija, vëllezër me njëri-tjetrin. 

18 vite pas vrasjes së djalit, për familjen Harusha ndodh sërish tragjedia. Flutura Basha humb jetën në mënyrë makrabre, pas një përplasje mes bandave të qytetit të Shkodrës, që zgjodhën ti lanin hesapet në mes të rrugës. 

Një tjetër jetë e pafajshme iku, ndërkohë që ngjarja e rëndë ka vendosur përballë sërish dy familje dominuese në qytetin e Shkodrës, siç janë dy fiset Lici dhe Bajri. Për ngjarjen ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, ende nuk ka asnjë të dyshuar apo të arrestuar. /ZËRI

7 MUAJ ME PARE

'I treti në mjet mund të ketë qenë Ibrahim Lici'/ Masakra e Dobraçit, Klodiana Lala: Policia po kërkon Izmir Sakicën

Masakra në Dobraç dhe MISTERI i personit të tretë/ Familja
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja nga masakra që ndodhi në Shkodër, me tre të vrarë dhe një të plagosur dhe për përplasjet mes bandave në qytetin e Shkodrës. Mbrëmjen e djeshme, në emisionin "Opinion", Klodiana Lala përmendi emrin e Izmir Sakicës, duke e lidhur me atentatin e ndodhur në Bushat, në gusht të këtij viti. Ende sot e kësaj dite nuk dihet se kush ka qenë në mjet, të paktën zyrtarisht nga Policia nuk ka asnjë detaj, por Lala thotë se në makinë ishte Elio Hati dhe Sakica. Në bazë të burimeve të saj, Lala tha se dyshohet se Sakica mund të ketë lidhje me masakrën e Dobraçit, por deri më tani është në kërkim nga Policia e Shtetit.

"Nuk është thënë shpallja e Izmir Sakicës, i lidhur me grupin Bajri. Është shfaqur në verë të këtij viti, për shkak të përplasjes më vëllezërit Prendi. Vajti me mjet të blinduar, mendohej se kishte edhe Elio Haton dhe pati shkëmbim zjarri. Mbijetuan Sakica dhe Hato, por nuk janë shoqëruar as në atë kohë. Kishin bërë edhe dhunim të babait të Alban Brucit. Kishte edhe akuzë për një shtëpi bari. Deri në këto momente ai nuk është gjetur dhe është në kërkim. Dyshohet se mund të ketë lidhje. Është në kërkim policor, nuk ka urdhër të prokurorit. I vetmi detaj i ri, është shpallja në kërkim policor e Izmir Sakicës dhe një personi tjetër me mbiemër Troshani. Këto janë detajet e reja,"-tha në fjalën e saj gazetarja Lala.

Po ashtu, ndër të tjera, gazetarja Lala komentoi edhe dyshimet se në mjetin e viktimave mund të ketë qenë edhe një person i tretë. Për të, ekziston mundësia që personi i kapur në video, mund të jetë edhe Ibrahim Lici, por ky fakt nuk është konfirmuar ende. Por shton se personi i tretë në mjet mund të zbardhë më shumë detaje lidhur me atë që ka ndodhur pasditen e 30 tetorit në Dobraç.

"Në automjet mund të ketë qenë një person i tretë. Ka patur tre pisotleta, njëra në sediljen e pasme. Pikërisht ajo pistoletë është përdorur. Është foto e shkëputuar nga një video e gjatë, ku shfaqen personat e gjakosur. Personi që shfqet në foto nuk është konfirmuar se është zyrtarisht Ibrahim Lici. A ka dyshime që Ibrahim Lici mund të ketë qenë? Po ka dyshime. Varrimi ka qenë totalisht i mbyllur. Ka dyshime sipas policisë që mund të ketë qenë Lici por nuk është konfirmuar. Ai u arrestua në Turqi, u la i lirë, nuk janë përgjigjur autoritetet turke. Që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, policia duhet të na tregojë se cili është personi i tretë,"-shtoi Lala.

Poll

MOS HUMB