Replika e Kryemadhit, Rama: Ata janë njerëz në hall!
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga emisioni “Opinion” komentoi postimin e Monika Kryemadhi duke thënë se ajo është në hall prandaj përdor këtë gjuhë.
"Çfarë është kjo tani. Pse na e degradon këtë bisedë se të vjen një letër nga. E dëgjon tani çfarë gjuhe, ata janë njerëz në hall!", tha Rama. /ZËRI
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse SPAK e thërret, do të shkojë atje. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai tha se vajtja në Prokurorinë e Posaçme nuk është faj.
"E vajtura në SPAK nuk është fajësim. Ata të hapin çdo hetim që shohin të arsyeshme nuk kam asnjë problem unë. Dhe kjo çështja e McGonigal sidomos mua më bën shumë për të qeshur. Më krijon një të papërmbajtur gaz kur thoshte Konica. E kemi shpjeguar këtë tani. Me këtë do merremi tani? Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim. U premtove njerëzve që do flasim për ekonominë dhe pensionet. Tani shkojmë te McGonigal merremi me telefonin e një hallexhie, dalim ke këta hallexhinjtë e tjerë. Këta janë njerëz në hall", tha Rama. /ZËRI
Reagon Monika Kryemadhi pas deklaratës së Ramës: Pa merak o satelit pa bisht!

TIRANË- Monika Kryemadhi reagoi pas deklaratave së kryeministrit Edi Rama ku tha se ajo është në një hall dhe nuk merrej me të. Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se ata ja kanë “fijen” për ta sjellë me këmbë në tokë.
"Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë”", shkroi Kryemadhi. /ZËRI
Shteti Bektashi, Rama: Është një thesar i kulturës shqiptare

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama tha se krijimi i Shtetit Bektashi është një ide konkrete dhe shumë pozitive, për Shqipërinë, për kulturën tonë dhe traditën e vendit tonë. Më tej ai tha se sekti bektashi bazën botërore e ka më vendin tonë.
"Kjo do një diskutim më të qetë. Unë besoj se kjo është një ide, e cila një ditë nuk diskutohet që do të realizohet. Është një ide konkrete dhe shumë pozitive, për Shqipërinë, për kulturën tonë dhe traditën, për pozicionin tonë në hartën e kontinenteve. Prap po i referohem historisë, ju e dini shumë mirë çfarë roli kanë bektashinjtë në historinë tonë. Ky është një thesar i kulturës tonë që po rrezikon të zhduket. Është një komunitet që qendrën botërorë e ka në Shqipëri. Kjo është diçka që do të diskutohet, ka keqkuptime, ka lloj-lloj sharlatanësh që dalin dhe flasin. Qendrën botërore e ka këtu, por nuk funksionon. Ky është një komunitet ndryshe nga komuniteti mysliman, që nuk i përket një bashkësie fetare. Ky është një thesar, shqiptar, një komunitet shumë i veçant dhe dhënia e statusit të veçantë e jurdiksionit sovram e ngrin në një tjetër lloj piedestali i një thesari të kulturës. bëhet fjalë për të njëjtin perimetër, ku ata janë dhe brenda perimetri do t’i jepet jurdiksioni. Nuk është një shtet që do të vendosë taksa, do të ketë ushtri por do të jetë nën jurdiksionin e Republikës së Shqipëtrisë. Do të jetë si një mikro Vatikan që funksionon për komunitetin bektashi por do të jetë i hapur për të tërë", tha Rama. /ZËRI
Mbetjet e rrezikshme në portin e Durrësit, Rama: Po kryhen analizat
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama foli për mbetjtet toksike që u nisën për në Tajlandë, por u rikthyen sërish në vendin tonë nga autoritetet tajlandeze për shkak se ato ishin të rrezikshme. Ai tha se kjo është një çështje që po hetohet nga Prokuroria e Durrësit.
"Prokuroria e Durrësit është në krye të detyrës, Agjencia e aseteve të sekuestruara është në krye të detyrës. Ato do të bëjnë analizat dhe do të shohim janë të rrezikshme apo s’janë të rrezikshme dhe ky është një proces. Kaq", tha Rama. /ZËRI
Dënimi i Salianjit, Rama: U fut në burg një mashtrues
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama reagoi sërish për arrestimin e ish-deputetit Ervin Salianji ku tha se është një lajm shumë i mirë pasi një mashtrues u arrestua. Rama tha se ai është në burg për një kallëzim të rremë, pasi mashtroi për të goditur kundërshtarin e tij politik.
"Unë nuk përjashtoj asnjë njeri, por nëse do të mbledhësh një Kuvend, ku deputetët të djegin karriget e Kuvendit dhe askush të mos marrë masa? Nëse ke një shembull nga Bashkimi Evropian ma ço. Këto janë standarte minimale, është njësoj si të thuash a funksjonon dot një familje nëse dikush arrestohet? Jo, por ai që arrestohet është për një arsye. Ervin Salianji është në burg për një arsye shumë të rëndë, dhe këtë do ta komentoj. Të gjithë rrugeçërit e ditës, të gjithë sharlatanët, të gjithë palaçot në fund të ditës kanë 2 orë dhe kanë emisionet televizive ku flasin, e në darkë shafqen si heronj, si viktima dhe bëjnë si njerëz që do shpëtojnë Shqipërinë nga regjimi. Ai nuk është në burg për deklaratat por për kallëzim të rremë që për një muaj të tërë me një telenovelë të stisur për të goditur kundërshtarin politk për ta degjeneruar publikisht. Por çrëndësi ka gjyqet që fitoj unë sot për shpifjet që bëhen para 3-4 vjetësh? Ai vendim është lajmi më i mirë që kam dëgjuar. Që futet në burg një mashtrues. Do doja që ai dënim të bëhet mësim për të tjerët, por kjo nuk ndodh", tha Rama. /ZËRI
‘Peshku i madh’, Rama për Kryemadhin: Nuk kam asnjë përgjigje, zonja është në hallin e vetë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë për akuzat e “peshkut të madh” të bërë nga opozita. Nga emisioni “Opinion” ai tha se nuk ka asnjë koment për të dhe se Kryemadhi është në një hall dhe ai nuk debaton me njerëz që kanë halle të mëdha. Më tej, Rama tha se kjo është një lehje qensh, dhe dy këmbësorë kanë marrë rolin e kafshës.
"Zonjës nuk kam asnjë përgjigje për t'i dhënë. Ajo që ka bërë PS është epokale. E para forcë politike që ka tërhequr fuqinë evet nga territori i drejtësisë. Me koston që do godasë dhe brenda nesh. Kosto e mireseardhur. Zonja është në hallin e vet. Nuk debatoj me ato që kanë halle të mëdha. Nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. Nuk ka bir nëne që të më thotë se një qindarke e imja gjendet në xhepin tënd. Kjo është lehje qensh. Dy këmbësorë që kanë marrë rolin e qenit", tha Rama.
Çyrbja në SPAK, Rama: Mund të ndodhë që fëmija të dalë në rrugë ters

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste Jurgis Çyrbjas nga SPAK në emisionin “Opinion”. Ai tha se Çyrbja është subjekt i drejtësisë për një teme qe e ka sqaruar vetë Prokuroria e Posaçme, prandaj është mbrapa hekurave. Rama tha se përgjegjësia e tij morale është të mbështes punën e drejtësisë.
"Hetimi për Çyrbjan nuk është për vendin i pesti apo i treti. Nuk është hetimi për këtë. Këto janë brockulla. Ai është subjekt i drejtësisë për një teme qe e ka sqaruar vetë SPAK. Për ato arsye që thotë organi përkatës ai është mbrapa hekurave. Përgjegjësia ime morale është të mbështes punën e drejtësisë. Ndjehem i lehtësuar se dikush që ka marrë mandat nga PS, e ka shpërdoruar këtë mandat. Përzgjedhja e njerëzve nuk bëhet mbi bazën e atyre që nuk di apo mund të bëjnë nesër. Mund të ndodhë që edhe fëmija të dalë në rrugë ters", tha Rama.
Ish-deputeti u arrestua me urdhër të SPAK pasi akuzohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës. Çyrbja dyshohet se ka dalë në komunikime në platformën e koduar Sky ECC me grupin kriminal, të cilët e kanë ndihmuar për të marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare në vitin 2021. /ZËRI
Rama: Drejtësia po godet këdo

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Opinion” se drejtësia po godet këdo, qoftë nga e majta apo nga e djathta. Ai tha se nuk ndjen asnjë përgjegjësi për askënd që shkel ligjin. Ai tha se reforma në drejtësi që u udhëhoq nga Partia Socialiste po jep “frytet” e saj si asnjëherë më parë në historinë e këtij vendi.
"Për herë të parë në historinë e Shqipërië po merren të pandehur njerëz të lidhur me pushteti me politikën kjo është ajo që unë kam monitoruar dhe kam thënë që dua një drejtësi të godasë majtas dhe djathtas. Patjetër që drejtësia ka probleme edhe SPAK ka probleme, që po konstatohen dhe në progresraport që ne kemi për të përmbushur. Por ama sot Shqipërisë iu është hapur drita e shpresës se të gjithë ajën të barabartë para ligjit", tha Rama.
Arrestimi i Ilir Metës, Edi Rama: Po merret drejtësia, jua kam lënë juve ta trajtoni si viktimë
TIRANë- Kryeministri Edi Rama është ftuar sonte në emisionin "Opinion" në "Klan" ku foli dhe për arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai tha se kjo është një çështje e Policisë së Shtetit dhe ajo ndjek një protokoll. Rama nuk i ndali as sulmet ndaj gazetarëve, ku tha se çështjen e tij ia ka lënë mediave ta trajtojnë si një viktim, por kjo është një çështje që edhe ekspertë të Bashimit Evropian po merren.
"Ke gjetur njeriun e gabuar për t’ia bërë këtë pyetje. Nuk kam asnjë koment. Është një subjekt me të cilin merret drejtësia, nuk kam asnjë koment. Policia e Shtetit nuk varet nga unë. Unë nuk drejtoj Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit ka drejtues, ka protokolle, ka operacione që i ndërton mbi bazë të këtyre protokolleve. Dhe unë nuk bëj komente për një subjekt të drejtësisë. Jua kam lënë juve ta trajtoni si viktimë nëpër emisione, ditën dhe natën. Gjëja më e lehtë për ju është të krahasoni Shqipërinë me Kolumbinë. Të krahasoni Shqipërinë me narkoregjimet. Bëjeni, nuk ka problem fare. Shqipëria ka hapur negociatat për t’u anëtarësuar në BE. Hapja e negociatave nuk i bëhet një vendi që është si Kolumbia, as një vendi që është narkoregjim, as një vendi që është regjim, por një vendi që skanohet me fakte, skanohet, jo nga gazetarë që janë këtu brenda vorbullës, por nga ekspertë të BE-së që vetëm me atë merren", tha Rama.
Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat. Për eksponetët të Partisë së Lirisë, dhuna e Policisë ishte e pajustifikueshme, ndërsa për Policinë e Shtetit ishte e nevojshme pasi hasën në rezistencë nga Meta në momentin kur i komunikuan urdhër-arrestin e prerë nga GJKKO. /ZËRI
Atentati në Shkodër, Rama: Tragjedi, por krimi sot është më i tkurrur se më parë

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” komentoi atentatin e rëndë që ndodhi në Dobraç. Rama tha se kjo është një tragjedi, por situata e krimit në vendin tonë është ulur në krahasim me vitet para se ai të merrte detyrën. Rama më tej shtoi se beteja me krimin vazhdon. Ndërsa përsa i përket Encrochat, ai tha se kjo është një çështje e drejtësisë.
"Patjetër që këto janë tragjedi, por ne e kemi marrë detyrën me mesatarisht me 110 -115 vrasje në vit, 1 vrasje çdo 3 ditë dhe sot jemi në numrin më të ulët të vrasjeve që vjen duke u ulur. Krimi në Shqipëri është më i tkurrur në historinë e këtij vendi. Ajo është një betejë që po vazhdon. Çdo vit është duke u ulur numri i vrasjeve, dhe këtë vit është numri më i ulët. Kjo historia e Encrochat është një histori që i takon organeve ligjzbatuese ta hetojnë sepse aty ka me mijëra mesazhe që ata thojnë deri në momentin kur dikush thot që unë takova atë të gjatin dhe ai i gjati më tha kshu, këto janë muhabete kot. Unë po flas me fakte nga terreni, bëhet fjalë për vrasje ka qenë 1 një në 3 ditë dhe sot jemi në numrin më të vogël. Nëse flasim dhe për ato në familje janë ulur dhe ato janë vrasje, por nëse flasim edhe për këto kriminale janë dhe më pak. Nuk besoj që ka një perceptim të tillë publik se bandat po kontrollojnë vendin. Ne bëjmë anketime të përmuajshme. Policia e Shtetit vlerësohet nga qytetarët, sepse ata e ndërtojnë perceptimin…Bandat janë brenda perimetrit të tyre dhe brenda atij perimetri po goditen", tha Rama.
Pasditen e djeshme, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur.
/ZËRI