Aktualitet

E mori rrjedha e lumit pas aksidentit, vështirësohen kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, temperaturat deri në -15 gradë

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesnatës së të premtes në fshatin Dars, Klos

E.K
E mori rrjedha e lumit pas aksidentit, vështirësohen kërkimet
jurgen karaj dhe andi losha

KLOS- Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, banues në fshatin Fullqet, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë, pas një aksidenti të ndodhur disa ditë më parë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, policia dhe strukturat e emergjencës kanë shtrirë kontrollet përgjatë shtratit të lumit Mat, por pa rezultat. Kërkimet u ndërprenë në mbrëmje për shkak të errësirës dhe pritet të rifillojnë sërish.

Sipas hetimeve, Jurgen Karaj ndodhej si pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi në përrua. Nga verifikimet rezulton se drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga uji, por është larguar nga vendngjarja pa njoftuar policinë dhe pa i dhënë ndihmë mikut të tij, i cili mbeti në mes të rrjedhës së ujit.

Pas ndalimit, Andi Losha iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi se e kishte drejtuar automjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, i cili ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit.

24-vjeçari akuzohet për largim nga vendi i aksidentit dhe mosdhënie ndihme, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Jurgen Karaj vijon të rezultojë i zhdukur.

Ndërkohë që kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, bëhen edhe më të vështira, për shkak të kushteve të këqija të motit që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Dibrës, me temperatura deri në -15 gradë Celsius.

Poll

MOS HUMB