Aktualitet

3 milionë faqet e errëta të Epstein, ku lidhet Shqipëria, nga vajzat te politika

Çështja thellohet me një email të datës 29 mars 2017, dërguar drejtpërdrejt Jeffrey Epstein, një person i afërt me të përmend disa vajza si “kandidate” për t’u takuar apo punësuar, mes tyre një shqiptare.

F.I
3 milionë faqet e errëta të Epstein, ku lidhet Shqipëria,
Jeffrey Epstein dhe figurat e përfshira në dosje

TIRANË-Mbi 3 milionë faqe të reja, ku përfshihen 2 mijë video, 180 mijë imazhe apo edhe emaile u publikuan nga dosja e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein. Ky i fundit vdiq në gusht 2019 ndërsa ishte në burg nën akuzat për një rast të gjerë trafikimi seksual, por ajo që la pas është një skandal botëror!

Presidenti amerikan përmendet qindra herë në dosjet e publikuara. Trump kishte një miqësi me Epstein, por ai thotë se ajo u prish shumë vite më parë dhe ka mohuar çdo dijeni për krimet e tij seksuale. Emra të tjerë të politikë apo miliarderë dhe biznesmenë përmenden në faqet e dosjes voluminoze, mes të cilëve, Bill Gates, Elon Musk, ish-kryeministri izraelit,  ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor dhe shumë të tjerë që prekin elitën. Por 'rrënjët' e Epstein shtrihen deri në Shqipëri e Kosovë...

Ndër të dhënat sekrete të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane, u zbulua një email i datës 25 maj 2012, i cili tregon se Thorbjorn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në atë periudhë, i ka dërguar një mesazh Jeffrey Epstein, pas një vizite zyrtare në Shqipëri.

Në dokumentin që mban datën 25.maj. 2012 Jagland shkruan: “Jeffrey, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë (Shqipëri), vajza të mrekullueshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Kthehem të enjten”. 

Email-i është dërguar më 25 maj 2012, ndërsa vizita zyrtare e Jagland në Shqipëri është zhvilluar më 24 maj 2012. Raportohet se në vitin 2012 gjatë vizitës zyrtare, Jagland ka zhvilluar takime institucionale me Edmond Haxhinaston, ministër i Jashtëm i kohës, Sali Berishën, kryeministër, Bamir Topin, president i Republikës. Vizita ishte pjesë e angazhimeve të Këshillit të Europës në Shqipëri.

3 milionë faqet e errëta të Epstein, ku lidhet Shqipëria,

Por ky nuk do të ishte i vetmi email ku përmendet Shqipëria. Çështja thellohet me një email të datës 29 mars 2017, dërguar drejtpërdrejt Jeffrey Epstein, një person i afërt me të përmend disa vajza si “kandidate” për t’u takuar apo punësuar. Mes tyre, përmendet edhe një vajzë shqiptare. Konkretisht bëhet fjalë për një e-mail që ajo ka dërguar në mars të vitit 2017, tek një person, emri i të cilit është fshirë në dosje. E reja interesohet për punë si asistente personale dhe fillimisht dërgon një CV. 

"Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jetoj në SHBA. A përbën kjo një problem?”, shkruhet në e-mailin që ka dërguar e reja.

Më tej në mesazhet e dërguara mes një personi të afërt të Epstien dhe trafikantit të qënieve njerëzore, thuhet se vajza shqiptare është “e çmendur”, "përdor drogë" dhe "fle me shumë persona".

“[Emri i fshehur] e la burrin e saj për një vajzë shqiptare të çmendur që as nuk e lejon të flasë me fëmijën e tij! Ben gjithashtu erdhi tani për të më parë, vazhdon të më telefonojë duke thënë se është i dashuruar me mua – fola me të për 30 minuta!!! Ajo gjithashtu tha se [i fshehur] përdor drogë dhe fle me të gjithë… [Emri i fshehur] e thirri Andrejin menjëherë pasi e takoi (nuk i thashë që e njihja) dhe filloi ta pyesë nëse dinte ndonjë gjë për mua… jo energji e mirë. Pastaj shkuam në [vend i fshehur]. Komplimenti më i mirë prej [i fshehur]: “Ti je kaq e rregullt! Nuk më pëlqen të shaj kur jam pranë teje dhe të gjithë e dinë sa shumë më pëlqen të shaj.” Jo një vajzë e keqe, por duhet të mësojë shumë."

3 milionë faqet e errëta të Epstein, ku lidhet Shqipëria,

Në dosjen e Jeffrey Epstein është përmendur një tjetër emër nga radhët e shqiptarëve. Bëhet fjalë për ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. 

Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, përmendet një princesh nga Tajlanda që do të ishte në New York dhe se ishte e interesuar për një takim bashkë me Jahjagën. Megjithatë, nuk ka të dhëna publike që konfirmojnë nëse një takim i tillë është zhvilluar realisht apo jo.

3 milionë faqet e errëta të Epstein, ku lidhet Shqipëria,

Ish-Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, nuk i ka shpëtuar dosjes së Epstein. Materialet e publikuara tregojnë për takime midis Lajcak dhe Epstein, dhe diskutime miqësore rreth “vajzave”. Emri “Miro”, siç e quante shpesh Epstein shkurt Lajçak, shfaqet në dosje mbi 700 herë. Nuk është e qartë nëse në të gjitha rastet i referohet ish-ministrit të jashtëm.

“Përshëndetje nga Kievi! Dua vetëm të konfirmoj se vajzat këtu janë po aq të bukura sa gjithmonë”, i shkroi diplomati sllovak dhe atëherë Ministri i Punëve të Jashtme Miroslav Lajcakk grabitqarit seksual Jeffrey Epstein në tetor 2018.

Në kohën kur Lajçak i dërgonte këto mesazhe nga Kievi, ai po merrte pjesë në një takim në Ukrainë me ish-presidentin, Petro Poroshenko dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Në mesazhe të tjera, Lajçak i dërgoi Epsteinit një fotografi nga Moska – e censuruar – dhe Epstein i shkroi më pas se do të preferonte ‘një pamje nga brenda’.

Lajçak iu përgjigj duke thënë se ‘vajzat janë të jashtëzakonshme’, ndërsa Epstein vazhdoi bisedën duke i përshkruar këto vajza si ‘eksporti më i mirë rus’.

Në një tjetër mesazh, Lajçak i shkruan Epsteinit se nuk kishte asnjë vajzë me vete në atë moment. Epstein i përgjigjet se ishte me dy vajza, dhe kjo gjë Lajçakut i duket ‘padrejtësi’. ‘Por unë nuk do të jem president’, i thotë më tej Epstein.

3 milionë faqet e errëta të Epstein, ku lidhet Shqipëria,

3 milionë faqet e errëta të Epstein, ku lidhet Shqipëria,

3 milionë faqet e errëta të Epstein, ku lidhet Shqipëria,

Pas përfshirjes së emrit të tij, Lajçak ka dhënë dosrëheqjen dhe dënoi krimet e kryera nga Jeffrey Epstein në deklaratën e tij dhe theksoi se nëse do ta kishte ditur në të kaluarën dhe shkallën e plotë të veprimeve të Epstein, nuk do të kishte pasur komunikim midis tyre.

Lista vijon të thellohet me ish-presidentin dhe biznesmenit, Behgjet Pacolli. Në një prej email-eve të publikuara, të datës 19 shtator 2012, përfshin emrin e Pacollit.  Email-i në fjalë përmban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?” dhe i drejtohet Jeffrey Epstein.

Në tekst, dërguesi, i identifikuar si Daniel Siad- shkruan se “princesha dëshiron që ti ta shohësh këtë video”, duke bashkëngjitur një link nga YouTube, i cili aktualisht nuk është më funksional. 

“Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt”, -thotë konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, e asaj kohe, Mom Luang Rajadasari Jayankura.

3 milionë faqet e errëta të Epstein, ku lidhet Shqipëria,

Deri më tani kjo është lista që bën bashkë skandalin e rrjetit seksual me figurat e politikë dhe jo vetëm. Si duket rrethi zgjerohet në çdo skaj të botës dhe mbetet për tu parë çfarë zbulime do të nxjerrin në pah dokumentet prej miliona faqesh të Jeffrey Epstein./ZËRI

Poll

MOS HUMB