Aktualitet

Abuzim me 11 tendera, APP propozon masa për 23 punonjës të shoqërisë shtetërore IdentiTek

Deri më tani nuk ka detaje se kush janë këta punonjës dhe cili është roli i tyre në shoqërinë shtetëore të prodhimit të mjeteve të indentifikimit.

l.k
Abuzim me 11 tendera, APP propozon masa për 23 punonjës të
zyrat e IdentiTek

TIRANË- Agjencia e Prokurorimit Publik ka publikuar raportin e audtimit lidhur me kompaninë shtetërore të dokumentetve të identifikimit “IdentiTek” SH.A, aksionet e së cilës zotërohen nga Ministria e Brendshme. Zëri ka mësuar se auditimi është kërkuar nga vetë drejtoresha e kësaj kompanie Freskida Halilaj, e cila mban postin që nga tetori i viti të kaluar.

APP ka audituar 11 tendera të zhvilluara nga shoqëria shtetërore, ku janë vërjetur shkelje të ligjit në lidhje me këto tendra, duke frymë findin limit. Po ashtu shkelje janë konstatuar edhe tek shpallja e fituesve të këtyre tenderave si dhe mungesa e dokumentacioneve që provojnë zbatimin e kontratave.

Agjencia e Prokurimeve Publike ka propozuar marrjen e masave për plot 23 punonjës të IdentiTek, të cilët kanë marrë pjesë në procesin e këtyre tenderave. Deri më tani nuk ka detaje se kush janë këta punonjës dhe cili është roli i tyre në shoqërinë shtetërore të prodhimit të mjeteve të indentifikimit.

 “Në bazë të neneve 23/e dhe 132, pika 3, të Ligjit Nr. 162/2020 “Për prokurimin publik", i ndryshuar, APP vendosi të propozojë marrjen e masës disiplinore ndaj njëzet e tre personave, të evidentuar përgjegjës për mangësi të konstatuara në vendim”, theksohet në raport.

 

  dokumenti i plotë

Kompania u themelua në mars të vitit 2023, pas përfundimit të koncesionit që zotëronte kompania Aleat, ku në krye të saj qëndronte Loina Prifti, e cila rezultoi se kishte abuzuar me menaxhimin e fondeve të kompanisë dhe i kishte caktuar vetes një pagë 15 mijë euro në muaj./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB