Aktualitet

Metamorfoza! Të pandehurit kërkojnë ndarjen e dosjes, Pëllumb Gjoka jo. SPAK kundër

Prokurori Arben Kraja tha se kjo mund të ndikojë negativisht në shqyrtimin e përgjithshëm të dosjes.

F.I
Metamorfoza! Të pandehurit kërkojnë ndarjen e dosjes,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e parë në themel për dosjen 'Metamorfoza'. Të gjithë të pandehurit përveç biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ish-prokurori Xhevahir Lita, Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit, Behar Bajri dhe ish-shefi i policisë Ardit Hasanbegaj kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa ndarjen e çështjes e kanë lënë në vlerësim të Gjykatës. 

SPAK tha se është kundër ndarjes së çështjes. Prokurori Arben Kraja tha se kjo mund të ndikojë negativisht në shqyrtimin e përgjithshëm të dosjes. Sipas tij, provat janë të qarta dhe të përshkruara konkretisht në fashikujt nga faqja 86 deri në 100, ndërsa të dhënat e siguruara nga aplikacioni i komunikimit të koduar Sky ECC janë harmonizuar me prova të tjera materiale.

Pjesë nga seanca:

Arben Nela, avokati i ish-prokurorit Xhevahir Lita, kërkon ndarjen e çështjes ndaj tij me pjesën tjetër të të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”.

“Kërkojmë ndarjen e çështjes për të pandehurin Xhevahir Lita. Për shkak se hetimi ndaj tij ka qenë i plotë. Lita ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar”, tha ai.

“Kërkoj si përfaqësues i Ardit Hasanbegaj, gjykim të shkurtuar. I pandehuri e ka kërjuar edhe në seancë paraprake, dhe e ka shënuar në çdo deklaratë. Mendojmë se çështjs mubd të zgjidhet në gazën ku janë aktet, prova të tjera nuk kemi për të paraqitur. Nëse pranohet kjo kërkesë, kërkojmë edhe veçimin e çështjes”, është shprehur avokati Gentian Romano.

Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit, gjithashtu përmes avokatit kërkoi gjykim të shkurtuar.

“S’ka kërkesa për marjen e provave të reja, nuk ka kërkesa për pavlefshmëru të provave. Kërkojmë të ndahet çështja ndaj tij”, tha Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit.

Elton Hyseni, avokat i Behar Bajrit: Kërkoj gjykim të shkurtuar. Për ndarjen e çështjes e lëmë në vlerësim të gjykatës.

Ndërsa Pëllumb Gjoka dhe Edmond Preka nuk pranojnë gjykimin e shkurtuar, kërkojnë gjykim të zakonshëm. 

"Në kushtet kur nuk u pranua pavlefshmëria e papërdorshmëria e akteve. Gjoka akuzohet në bashkëpunim me të tjerët si grup i strukturuar kriminal. Gjykata duhej të njihej me qëndrimon tonë, më pas të shprehej ose jo për formën e gjykimit. Nuk mund ti qëndrojmë në asnjë mënyrë gjykimit të shkurtuar. Ne pritëm vendimin e gjykatës kushtetuese për SKY ECC i cili është as mish as peshk, megjithatë kemi kërkesa për pavlefshmëri të akteve, marrjen dhe përdorimin e të dhënave,"-u shpreh avokati.

Arben Kraja, prokuror: Provat janë të përshkruara konkretisht nga faqja 86-100. Të dhënat e Sky Ecc janë harmonizuar me prova të tjera. Për ndarjen e çështjes jemi kundur sepse mund të dëmtohet shqyrtimi i çështjes.

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për një pjesë të anëtarëve të dosjes Metamorfoza, ku personat e dyshuar janë arrestuar pas bisedave në aplikacionet e koduara. 

Pëllumb Gjoka, akuzohet për akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndoj (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 

Behar Bajri, akuzohet për vrasje si edhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. 

Ndërkohë ish zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj, akuzohet për sigurim i kushteve për vrasje të Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. Ish Shefi i Operacionales Oltion Bistri akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Ndërkaq ish-prokurori Xhevahir Lita akuzohet për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë. Për personat që ende ndodhen në kërkim mes tyre edhe Ervis Martinaj, SPAK ka veçuar hetimin. Dhjetra operacione janë bërë për gjetjen e Martinaj, por deri tani nuk kanë arritur në asnjë konkluzion zyrtar në lidhje me fatin e tij. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. 

 

Poll

MOS HUMB