TIRANË-14-vjeçarja e cila u largua mëngjesin e 18 marsit nga banesa e saj në Durrës, është gjetur në mbrëmje në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga nëna e saj, e cila bën me dije se vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po bashkohet me familjen. Policia e Tiranës ka informuar atë të Durrësit për të kthyer të miturën tek familja e saj.
Ende nuk dihen rrethanat që çuan në largimin e saj, ndërsa e mitura kishte lënë dhe një shënim pas: “Po largohem, mos më kërkoni”.
Ishte nëna e vajzës, e cila ngriti alarmin pasi deri në orën 5 të mëngjesit të ditës së djeshme, kur ka qenë zgjuar për konsumimin e syfyrit, vajza ka qenë në shtëpi, por më pas në orën 6:30, vajza nuk ishte më në dhomën e saj./ZËRI
