Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu

Mund të ketë ndonjë stuhi lokale, por përgjithësisht nuk priten shqetësime të mëdha.

F.I
Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore. 

Në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit, priten reshje me intensitet mesatar, të cilat mund të shoqërohen me periudha të shiut të dendur, kryesisht në orët e pasdites. Kjo do të ndikojë në freskimin e temperaturave dhe rritjen e ndjeshme të lagështisë në ajër. 

Ndërsa në zonat si Shkodra, Dibra, Fieri, Berati dhe Vlora, parashikohen reshje të lehta, ndonjëherë të moderuara, me ndikim më të kufizuar. Mund të ketë ndonjë stuhi lokale, por përgjithësisht nuk priten shqetësime të mëdha.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje dhe me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zona të ulëta si lugina, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 10 m/s. Deti do të jetë mesatarisht i qetë, me valëzim të përkohshëm në shkallën 1 deri në 3 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB