Aktualitet

Ndarja e dosjes "Meta"/ Shtyhet seanca për 3 të pandehurit me gjykim të shkurtuar, zbulohet shkaku

Sipas burimeve nga seanca, dy avokatët e Ema Çokut kanë njoftuar gjykatën se ndodheshin të angazhuar në procese të tjera gjyqësore dhe për këtë arsye nuk kishin mundësi të merrnin pjesë.

zh.ll
Ndarja e dosjes "Meta"/ Shtyhet seanca për 3 të pandehurit
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë këtë të hënë seancën gjyqësore në ngarkim të Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut, pjesë e dosjes "Meta". Mësohet se shkak është bërë mungesa e avokatëve të Çokut.

Sipas burimeve nga seanca, dy avokatët e Ema Çokut kanë njoftuar gjykatën se ndodheshin të angazhuar në procese të tjera gjyqësore dhe për këtë arsye nuk kishin mundësi të merrnin pjesë.

Për shkak se Çoku mbeti pa përfaqësim ligjor në sallë, trupa gjykuese vendosi të mos vijojë me seancën ku pritej të paraqiteshin konkluzionet përfundimtare të palëve.

Në sallën e gjyqit ishte e pranishme vetëm Ema Çoku, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Pirro Xhixho u përfaqësuan nga avokatët e tyre. Sakaq, GJKKO caktoi seancën e radhës më 8 qershor, në orën 12:00.

Në seancën e 11 majit, GJKKO vendosi ndarjen e çështjes për të pandehurit në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre të pandehur: Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çokun. Ndërkohë, procesi ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi do të vijojë veçmas, me gjykim të zakonshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB