Aktualitet

Gjenden celularë të fshehur në ambientet e dusheve dhe lavanderi në burgun e Shkodrës

Konkretisht në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se 1 celular i markës Xiaomi është gjetur në ambjentin e dusheve, ndërsa 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone u gjetë në lavanderi.

F.I
Gjenden celularë të fshehur në ambientet e dusheve dhe lavanderi
TELEFONAT E SEKUESTRUAR

SHKODËR-Një tjetër kontroll është zhvilluar në burgun e Shkodrës, ku janë gjetur dhe sekuestruar 3 aparatë celularë dhe 2 fisha karikimi. Konkretisht në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se 1 celular i markës Xiaomi është gjetur në ambjentin e dusheve, ndërsa 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone u gjetë në lavanderi.

NJOFTIMI:

Vijojnë kontrollet në IEVP Shkodër

Nga informacionet e marra në rrugë operative nga IEVP Shkodër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, si dhe Shefit të Policisë u zhvillua kontroll në ambjentet e brendshme të institucionit.

Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celuarë konkretisht: Në ambjentet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi. Në lavanderi u gjetën: 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi.

Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia për ndjekje të mëtejshme të procedurave.

Poll

MOS HUMB