Aktualitet

"Ndihmoi" në vrasjen e Fatbardh Licit, arresohet edhe e dashura e Safet Bajrit

E reja ndodhet aktualisht në burgun e Pojskës në Pogradec.

k.m.
"Ndihmoi" në vrasjen e Fatbardh Licit, arresohet edhe e dashura e
Safet Bajri

TIRANË- Arrestohet e dashura e Safet Bajrit! Kjo pasi dyshohet se e reja është e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër. "E.A." pronare e një butiku rrobash në “Myslym Shyri” është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj. E reja ndodhet aktualisht në burgun e Pojskës në Pogradec. Në vitin 2018, Eria Ago, asokohe e dashura e Safet Bajrit ka dërguar këtë të fundit dhe Astmer Bilalin në lagjen Kiras, ku edhe kanë kryer vrasjen. Ago është arrestuar më datë 26 shkurt, pasi SPAK e akuzon për "përkrahje të autorëve të krimit", ndërkohë që më 21 shkurt të këtij viti Safet Bajri u arrestua nga SPAK, me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, se kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Licit, vëllait të Mustafa Licit dhe xhaxhait të Ibrahim, Muhamet dhe Hamza Licit.

Dosja Hetimore e siguruar nga "Në shënjestër"

Duke qenë se Ibrahim Lici ishte e vështirë për t’u takuar, Behar Bajri për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e mikut të tij Boran Bërçana, duke krijuar një konflikt midis Astmer Bilalit dhe Ibrahim Licit, inskenoi vrasjen e xhaxhait të këtij të fundit, Fatbardh Lici, pasi ky i fundit konsumonte vazhdimisht kafenë në orarin e zakonshëm, në lokalin e marrë me qira nga vëllai i tij Sokol Lici. Sipas grupit hetues fakti që Astmer Bilali dhe Safet Bajri kanë udhëtuar në të njëjtën makinë të drejtuar nga e dashura e këtij të fundit, drejt Shkodrës, në orët e para të mëngjesit të datës 10 Gusht, provohet edhe nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në lokacione të ndryshme ku ata kanë lëvizur. Nga përgjimet, tabulatet telefonike dhe këqyrja e pamjeve filmike, është arritur në përfundimin se Safet Bajri dhe Astmer Bilali, kanë lëvizur drejt Shkodrës mëngjesin e krimit, me dy makina të ndryshme. Njëra prej të cilave në pronësi të Denis Brajoviq, dhe më pas pasi kanë mbërritur në qytet, janë drejtuar në vendin e krimit, me një automjet tip ‘Benz’ të vjedhur më parë.

Më datë 10 Gusht 2018, në orët e para të mëngjesit, Safet Bajri (Rustemi), Astmer Bilali dhe E.A., e dashura e Safet Bajrit janë nisur drejt Shkodrës me dy automjete, njëri i markës ‘Benz’ me targë AA 989 TE, në përdorim të Safet Rustemit dhe tjetri i markës ‘Volkswagen’ me targë AA 383 PN, në përdorim të Denis Brajoviq.

Pasi kanë mbërritur në Shkodër, Safet Bajri dhe Astmer Bilali, kanë zbritur nga makinat e tyre dhe kanë përdorur një automjet të vjedhur të markës ‘Benz’ ngjyrë gri, me targa AA 760 FX. Automjet me të cilin janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit Sokol Lici, këtu ku pothuajse çdo ditë, në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, që është njëkohësisht edhe xhaxhai i Ibrahim Licit. Pasi kanë parë që viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit, automjeti është afruar pranë tij. Këtu nga dera e pasagjerit ka zbritur, dyshohet Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur. Pasi kanë kryer vrasjen, po sipas grupit hetues, Astmer Bilali dhe Safet Bajri janë parë të lëvizin me makinën e krimit, drejt zonës ku banon ky i fundit, aty nga ku rezulton se Astmer Bilali ka djegur edhe auutomjetin.

Disa javë më parë, SPAK zbuloi se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Fatbardh Licit, për të cilin 'fajësoi', Behar dhe Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin. Po sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.

Për të tre rëndojnë veprat penale: "vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ZËRI

Poll

MOS HUMB