TIRANË-Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka bërë një kallëzim penal në SPAK gjatë ditës së sotme për bashkinë Tiranë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Denoncimi është bërë në lidhje me ndotjen në basenin e Ishmit. Pas depozitimit në dosjes në SPAK përfaqësuesit e Diaspora për Shqipërinë e Lirë kanë dhënë një deklaratë për mediat.
Eksperti mjedisor u shpreh se lumi i Ishmit është prej 10 vitesh lumi më i ndotur në Evropë. Sipas tyre ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza në Kashar filloi të ndërtohej në 2014 dhe do të përfundonte në 2018, por akoma dhe sot nuk ka përfunduar. Ndër të tjera ata theksuan dhe ndikimin në anën shëndetësore, si pasojë e ndotjes.
Eksperti mjedisor: Prova ka. Lumi i Ishmit është prej 10 vitesh lumi më i ndotur në Evropë. Metalet e rënda i kalojë normat deri në 100 herë. Jo më larg ase në qendër të Tiranës, pranë Pallatit me Shigjeta ajo zonë është e kontaminuar deri ne grykë derdhje. Është lume vdekjeprurës. Është një katastrofë mjedisore. Në vitin 2014 filluan ndërtimet për impiantin e ujërave të zeza në Kashar, me parashikim për të përfunduar ne 2018. Sot ne 2025 akoma nuk është përfunduar dhe nuk ka asnjë përgjegjësi se kur do të vendoset në punë. Ndërkohë që ne qytetarët e Shqipërisë rreth 1 milionë direkt jetojmë përreth basenit dhe direkt ndikohemi çdo ditë nga ana shëndetësore sigurisht përmes ndotjes që i bëhet fushave, e ushqimeve që pastaj shiten në mbarë Shqipërinë. Ndaj sot kjo ishte shumë e rëndësishme ta bënim këtë denoncim për një Shqipëri më të pastër, për një lumë të Ishmit të pastër siç na e ka falur natyra…
Sipas përfaqësuesit të Diaspora për Shqipërinë e Lirë Florian Haçkaj, kallëzimi është bërë për shpërdorimin e detyrës pasi janë shpenzuar deri tani mbi 70 milionë euro./ZËRI