
TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur një procedim penal për blogeren e njohur, Genta Gjalpi. Në videon e publikuar dje, pretendohej se Gjalpi shfaqej duke keqtrajtuar vajzën e mitur të bashkëshortit të saj brenda një supermarketi në Tiranë. Ndaj, pas publikimit të videos, Gjalpi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Gj., 35 vjeçe, pasi në një video të publikuar në një portal, duket se kryen veprime të dhunshme, kundrejt vajzës së mitur të bashkëjetuesit të saj. Po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti,”- njofton Policia./ZËRI