Foto Ilustruese
ELBASAN- Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë në zonën Papër, pranë Peqinit, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë rreth 10 kilometra. Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Durrës, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët për disa momente.

Nga informacionet e para, fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës./ZËRI
Poll