Aktualitet

"Party" në burgun e Peqinit? Kontrollet "fundosin" të dënuarit: zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki

Sipas njoftimit të Burgjeve, gjatë kontrollit, të dënuarit me iniciale G.B. iu gjetën disa shishe me pije alkoolike, përfshirë raki, uiski dhe verë, si edhe dy karikues telefoni.

zh.ll
"Party" në burgun e Peqinit? Kontrollet "fundosin"
sendet e sekuestruara

PEQIN- Kontrolle të befasishme janë ushtruar këtë të shtunë në ambientet e IEVP Peqin, ku janë gjetur dhe sekuestruar sende të ndaluara në posedim të disa të dënuarve të sigurisë së lartë.

Sipas njoftimit të Burgjeve, gjatë kontrollit, të dënuarit me iniciale G.B. iu gjetën disa shishe me pije alkoolike, përfshirë raki, uiski dhe verë, si edhe dy karikues telefoni.

Ndërkohë, të dënuarit P.V. iu sekuestrua një telefon celular i tipit iPhone, së bashku me karikues, fisha karikimi dhe kufje wireless. Po ashtu, tek i dënuari L.D. u gjetën dy telefona celularë, një Google Pixel dhe një Samsung, si dhe tre shishe me raki.

Njoftimi:

Goditet rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Peqin

Nga informacionet paraprake të siguruara nga strukturat e IEVP Peqin në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, Forcat Operacionale të DPB-së dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, IEVP Fier dhe IEVP Durrës ushtruan kontroll në ambientet e IEVP Peqin.

Gjatë kontrollit, të dënuarit të sigurisë së lartë G.B. iu gjetën: 1 shishe me raki (2 L), 2 shishe uiski (1.5 L), 1 shishe verë (1.5 L) dhe 2 karikues telefoni.

Të dënuarit P.V. iu gjetën: 1 celular i tipit iPhone, ngjyrë e zezë, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje ëireless

Ndërsa të dënuarit L.D. iu gjetën: 2 telefona celularë (1 Google Pixel , ngjyrë e zezë dhe 1 Samsung, ngjyrë gri), 1 karikues ngjyrë e bardhë dhe 3 shishe raki (2 L).

Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Poll

MOS HUMB