Aktualitet

Në kërkim për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

F.I
Në kërkim për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar, arrestohet
PAMJE NGA ARRESTIMI

TIRANË-Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 81”. Alin Shehu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar. 34-vjeçari banues në Domje, u shpall në kërkim më 15 janar të këtij viti, pasi Gjykata e Kentit të Veriut ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg". Aktualisht vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 81”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tirana, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit A. Sh., 34 vjeç, banues në Domje, Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester, pasi Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, më datë 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit penal të Mbretërisë së Bashkuar.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet britanike, vijon procedurat për realizimin e ekstradimit drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Poll

MOS HUMB