Aktualitet

Operatori u përfshi nga flakët e molotovit në protestën e PD, kolegët ulin kamerat në shenjë proteste para SPAK

Në shenjë proteste, operatorët sot vendosën të lënë kamerat në tokë dhe të mos xhirojnë asnjë eksponent politik, si edhe të mos transmetojnë seancën për masën e sigurisë ndaj protestuesve të arrestuar, të cilët akuzohen për hedhjen e molotovëve më 10 shkurt.

F.I
Operatori u përfshi nga flakët e molotovit në protestën e
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Të gjithë operatorët televizivë zhvilluan këtë të premte një protestë paqësore para Gjykata e Tiranës, në shenjë solidarizimi me kolegun e tyre të lënduar gjatë ngjarjeve të protestës së 10 shkurtit.

Më 10 shkurt operatori i News24, Aldo Kashri mori flakë si pasojë e shpërthimit të një molotovi që u hodh shumë pranë tij gjatë protestës. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin e medias, duke ngritur shqetësime për sigurinë e gazetarëve, operatorëve dhe punonjësve të terrenit.

Në shenjë proteste, operatorët sot vendosën të lënë kamerat në tokë dhe të mos xhirojnë asnjë eksponent politik, si edhe të mos transmetojnë seancën për masën e sigurisë ndaj protestuesve të arrestuar, të cilët akuzohen për hedhjen e molotovëve më 10 shkurt.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore para ambienteve të gjykatës në Tiranë, ndërsa operatorët kërkuan më shumë mbrojtje dhe garanci për ushtrimin e sigurt të profesionit të tyre.

Poll

MOS HUMB