Aktualitet

Në rolin e vëzhguesit për vrasjen e dy vëllezërve Bami, GJKKO lë në burg Jozi Krajën

Dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

F.I
Në rolin e vëzhguesit për vrasjen e dy vëllezërve Bami,
Durim Bami, Jozi Kraja dhe Valter Bami

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vijimin e masës së sigurimit "arrest në burg” për Jozi Krajën, i cili dy ditë më parë u esktradua nga Zvicra. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 6, datë 29.01.2026, vendosi vazhdimin e masës së arrestit në burg ndaj të pandehurit Jozi Kraja, i akuzuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në planifikimin e vrasjes për dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami, të porositur nga ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka si shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka më 09 dhjetor 2017, u përfshinë edhe 14 persona të tjerë, mes tyre Ervis Martinaj, Emiljano Shullazi dhe djali i viktimës, Samuel Ndoka. 

Poll

MOS HUMB