Aktualitet

Ngordhja masive e bagëtive në Postribë e Trush, konfirmohet rasti i parë i murtajës

Rasti është identifikuar në një fermë të dhive në fshatin Postribë, në Shkodër.

F.I
Ngordhja masive e bagëtive në Postribë e Trush, konfirmohet rasti
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR-Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në vendin tonë. Rasti është identifikuar në një fermë të dhive në fshatin Postribë, në Shkodër. Sipas njoftimit, mostrat e marra nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit.

NJOFTIMI:

Rasti është identifikuar në një fermë të mbarështimit të caprinëve (dhi) në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar nga laboratori referencë i Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR. Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacionin përkatës dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR, me qëllim kontrollin, izolimin dhe menaxhimin efektiv të situatës në terren.

U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal.

Një ditë më parë një fermë bagëtish në fshatin Domen, Shkodër, u vendos në karantinë nga Shërbimi Veterinar pas shfaqjes së simptomave të një sëmundjeje të dyshuar virale, shumë ngjitëse, te bagëtitë e imta. Pronari i kësaj ferme, Zamir Milani, raportoi se i kishin ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjera, ndërsa ka informacion se kjo sëmundje është përhapur edhe te delet në atë zonë. Sot u raportua për ngordhje të bagëtive edhe në Trush./ZËRI

Poll

MOS HUMB