Aktualitet

Nis zyrtarisht viti shkollor 2025-2026/ Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës në të gjithë Shqipërinë

Rreth 345 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollave. Ndërsa 26,500 fëmijë fillojnë klasën e parë, duke nisur kështu rrugëtimin e tyre në botën e dijes.

l.k
Nis zyrtarisht viti shkollor 2025-2026/ Rreth 345 mijë nxënës
foto ilustruese

TIRANË- Ka nisur sot zyrtarisht viti i ri shkollor në të gjitha shkollat në vend. Rreth 345 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollave. Ndërsa 26,500 fëmijë fillojnë klasën e parë, duke nisur kështu rrugëtimin e tyre në botën e dijes. Këtë vit procesi mësimor do të zhvillohet nën kujdesin e 31 mijë mësuesve në sistemin arsimor publik.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastriliu ka zgjedhur një videomesazh në rrjetet sociale duke uruar nxënësit, prindërit dhe mësuesit për nisëjen e viti të ri shkollor 2025-2026.

“Një urim i përzemërt për vitin e ri shkollor për 345 mijë nxënës në të gjithë vendin, e në mënyrë të veçantë për mbi 26.500 fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur rrugëtimin e bukur drejt dijes. Për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, uroj një vit të mbushur me suksese, dije dhe gëzim. Na shkoftë mbarë”, ka shkruar Manastirliu në Facebook.

Urimi për fillimin e vitit të ri shkollor erdhi dhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama veçanërisht për 26 500 nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

“MIRËMËNGJES! Dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë “, shkruan Rama në Facebook.

Ministria e Arsimit ka lajmëruar më parë se këtë vit shkollor është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara, me një total prej 2.260 mësuesish ndihmës, 150 më shumë se një vit më parë. Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm do të mbyllet më 12 qershor. Për maturantët, mësimi do të mbyllet më 25 maj 2026, ndërsa provimet janë parashikuar mes datave 1-26 qershor. Nxënësit e klasave të 9-ta do e mbyllin mësimin më 29 maj, ndërsa provimet do mbahen në 15-26 qershor 2026./ZËRI

Poll

MOS HUMB