Aktualitet

Protesta/ Këlliçi shpërthen në ofendime, përplaset me policinë: A i çon dot fëmijëve buk?

Në pamjet e publikuara konflikti ka agravuar në ofendime. 

F.I
Protesta/ Këlliçi shpërthen në ofendime, përplaset me
Belind Këlliçi

TIRANË-Kreu politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi është përplasur me efektivët e policisë gjatë protestës së opozitës. Në pamjet e publikuara konflikti ka agravuar në ofendime. 

Pesë akset kryesore të Tiranës u bllokuan për rreth tre orë, pas tubimit të organizuar nga opozita. Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Përplasje fizike pati edhe mes deputetëve dhe forcave policore, ku deputeti Flamur Noka qëlloi e shtyu shefin e komisariatit nr.1, Robert Losha. Një incident ndodhi edhe me deputetin Xhelal Mziu i cili u shfaq me dorën e gjakosur, duke pretenduar se një polic e gjuajti me skafandë. 

Ndërkohë nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës. Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se është dhunuar nga policia gjatë protestës. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet pasi ai u është prezantuar si i tillë. Më pas ai është tranportuar drejt spitalit të Traumës./ZËRI

Poll

MOS HUMB