
TIRANË- Blogerja Genta Gjalpi ka reaguar pas publikimit të videos me vajzën e partnerit në supermarketin “Xhangolli”. Gjalpi, përmes një postimi në platformën “TikTok” shprehet se në asnjë moment nuk e ka dhunuar apo kërcënuar vajzën e partnerit. Ajo shpjegon se e mitura u mërzit se nuk mori patatinën që ajo dëshironte dhe për këtë arsye tentoi të largohej nga supermarketi, por nuk e lejoi për shkak të rreziqeve që mund të përballej në rrugë vogëlushja.
Më tej, ajo shpjegon se videoja u publikua padrejtësisht nga menaxherja e supermarketit, e cila më pas u pushua nga puna për shkak të shkeljes së rregullores. Gjalpi shprehet se videoja u publikua për të dëmtuar imazhin e saj në rrjetet sociale, pasi nëse menaxherja ose punëtorët do të konstatonin dhunë ndaj të miturës, duhej t’ia dërgonin atë Policisë dhe jo “JOQ Albania”. Më tej, ajo hedh akuza se portali online “JOQ Albania” ka kërkuar para që të fshijë videon e publikuar.
“Kur ke një të mitur dhe e ke per dore pergjegjsia eshte 100 fish me e madhe. E kam mbajtur nga dhe do e mbaj kur e shoh të arsyeshme dhe të logjikshme, pa e lënë të vrapoje jashte sepse per nje sekonde behet hataja. Ne Tirane ju e dini se si ecin makinat, Si eshte me mire nje femije ta kapesh nga dora apo te iki me vrap ne rruge? Nuk i kam shkulur floket, as nuk i kam bertitur, e kam mbajt ne kurriz per të qëndruar aty deri sa te pagonim sepse babai ishte per jashte dhe po priste.
Goca nuk ka qene me nerva me mua, nuk eshte femije nevrik perkundrazi eshte nje femije shume i dashur, donte te merrte patatina te tjera, haribo dhe nuk e mbaj mend se çfare prandaj eshte me nerva sepse une i bleva vetem një të vogel, kishte qejf te vinte me mua sepse zbrita te merrja diçka per vete, por as ate nuk e mora sepse e pashe qe mori patatinën dhe donte te ikte me vrap Me besoni vajza eshte shume e zgjuar, dhe eshte goxha e rritur nqs do ndjehej e dhunuar do i tregonte nenes mamit dhe babit sepse eshte shume e lidhur me ta.
Ne super market ka pasur shume njerez, askush nuk u shokua nga situata sepse ishte nje sekond dhe gjera që ndodhin me femije te vegjel. Jam rrezuar dhe jam ndjere pak keq, por prap e kapa nga dora mos ikte. Kjo eshte e gjitha. Nuk e kam menduar qe dikush me mendje aq te djallezuar do e priste si vidjo dhe do e çonte te jeta osh qef. Kjo ka ndodhur te super market Xhangolli, dhe vidjoja ishte çuar nga menaxherja. E cila pasi u përball me faktet, nga nje spiune pa pagese që shperndan diçka qe nuk i takon, u be nje njeri që mu lut e mu përgjerua ta falja, duke bere skena te fikëti dhe paniku, tipike e dikujt qe ishte ne faj. Nqs ajo do ishte shokuar nga unë, ta çonte vidjon ne polici jo te JOQ sepse 129 eshte pa pagese. Por nuk e pa te arsyeshme këtë.
Menaxheren e Xhangollit as nuk e njihja, as nuk e kisha pare kurre në jete. Nuk arrij ta kuptoj se per çfare arsye ajo e beri kete gje, nuk arrij ta shpjegoj as ne mendjen me diabolike kjo gje nuk behet. Ajo u pushua nga puna qe ne momentin qe pronari e zbuloi qe kishte hapur DVR. A ndjehem mirë që ajo u pushua nga puna, jo aspak. Ajo ishte nenë me dy femije dhe me nje familje, une mund ti kem hequr bukën e gojes dhe e kam mendjen aty. Ju betohem që 24 oret e fundit kanë qënë ferr per mua. Jam futur në dhe dhe kam dale.
Por kam pasur shume mesazhe që me kanë kuptuar. Por jam shendoshe e mire ne shtepi, portalet genjejne, JOq kerkon lek ta heq lajmin, kjo eshte shqiperia të dashur miq, kujdesuni per veten tuaj sepse kamerat dhe JOQ te demtojne, te shkaterrojne, dhe kini kujdes ne çdo ambjent publik, lejeni fëmijen te blejë "budalliq" të iki mr vrap ne rrugë se vetem ashtu nuk ju gjykon njeri”, shkruan Gjalpi.
Incidenti
Sipas një videoje të publikuar nga “JOQ Albania”, Genta Gjalpi ishte me vajzën e partnerit në supermarketin Xhangolli, duke blerë diçka dhe u akuzua për dhunë nga nëna e të miturës. Në videon e publikuar padrejtësisht nga vetë menaxherja e supermarketit, ajo e përkëdhel vajzën nga flokët, ndërsa në një moment e kap atë nga dora, por vogëlushja tenton të largohet duke bërë që Gjalpi të rrëzohet. Menjëherë pas pamjeve të publikuara, e ema e të miturës komentoi se blogerja do të përballet me autoritetet, pasi ka dhunuar vajzën.
“Unë jam nëna e fëmijës në video dhe më dridhen duart nga ajo çfarë po shoh. Ky njeri që ngre dorë mbi vajzën time, të cilën e kam lënë në mirëbesim të atit, do të përballet me ligjin!”, ka shkruar ajo në një koment të saj.
Për këtë incident, Policia nisi një hetim në gjendje të lirë ndaj Gjalpit./ZËRI